1988/Kristaq Rama, bashkëfirmëtari i ekzekutimit të Havzi Nelës

Hënë, 11 June 2018 18:41

Më 16 korrik 1988 Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Fehmi Abdiu (kryetar, relator) dhe Fatmira Laskaj e Lili Robo (anëtarë), duke pasur pranë prokurorin Skënder Breca, në bazë të nenit 172/1 të Kodit të Procedurës Penale, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kukësit për dënimin me vdekje të Havzi Nelës. Anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, u mblodhën për të diskutuar faljen e jetës. Ata nuk ishin anëtarë efektivë, mund edh të mungonin. Skulptori Kristaq Rama ishte njëri prej tyre. Ai la studion, la një punë për të nënshkruar një vdekje. Më 8.8.1988 Presidiumi i Kuvendit Popullor, me nënshkrimet e anëtarëve: Rita Marko (nënkryetar), Sihat Tozaj, Eleni Selenica, Kristaq Rama, Lumturi Rexha, Rahman Hanku dhe të anëtares tjetër Emine Guri (me telefon) vendosi ekzekutimin e Havzi Nelës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Aktualitet

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Vatë Staka është prokurori i dytë i Prokurorisë së Shkodrës që do të përballet me vetingun, pas Besa Nikëhasanit që dështoi të konfirmohej në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Janë bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh, në një makinë që transportohej për në Shqipëri. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 1.5 milionë...

Senegali sërish në epërsi

Sport

Senegali sërish në epërsi

Senegali ka kaluar sërish në epërsi kundër Japonisë. Për 2-1 realizoi Moussa Wague në minutën e 71-të.