1988/Incidenti me Havzi Nelën, hetuesit dhe operativi i tij

Hënë, 11 June 2018 18:09
Shtëpia ku ndalua Havzi Nela Shtëpia ku ndalua Havzi Nela

Nga Kastriot Dervishi

Historia e Havzi Nelës deri në çastin e incidentit ishte ajo e një kundërshtari të spikatur të regjimit dhe jo e një njeriu të rastësishëm që largohet nga vendi i internimit dhe kërkon të vrasë. Regjimi komunist, por edhe agjitatorët e tij vitet e demokracisë janë orvatur ta interpretojnë ngjarjen nga politike në ordinere, tentativë për vrasje. Kjo gjë bëhej për të përligjur personat që u morën me ekzekutimin dhe karrierën e tyre. Padyshim që nuk mund të justifikohen sot ata që e kanë dhënë këtë veprim që në çdo pikëpamje është kriminal, gjenocidist dhe hakmarrës. Një shkelje e çdo ligji të çdo kohe. Është njësoj sikurse një shofer që ka gërvishtur makinën e një personi tjetër apo i ka shkaktuar një lëndim të lehtë dikujt pa qëllim, ta cilësosh vepër terroriste e ta dënosh me varje. Më 13 qershor 1988, Havzi Nela largohet nga internimi pa marrë lejen e punëtorit operativ të zonës. Shumë shpejt denoncohet në shtëpinë e dajës së vet dhe arrestohet. Në përpjekje për të mos rënë në dorë të policit që kishte shkuar për ta arrestuar është orvatur të vrasë pa sukses veten. Plumbi i nisur për vetëvrasje ka shkuar drejt policit duke e plagosur atë.

Në raportin e datës 15 qershor 1988 zëvendëskryetari i degës së Punëve të Brendshme Kukës, Ali Turabiu njoftonte Hetuesinë e Kukësit se Havzi Nela qarkullonte në fshatin Brekinjë e më 15 qershor ndodhej në shtëpinë e Hazir Islamit. Rreth orës 5.00 të kësaj date ka shkuar në shtëpi për ta shoqëruar polici Sahit Ibra, kryetari i kooperativës Mehmet Islami, sekretari i partisë Hasan Çupi.

Më 15 qershor 1988 me përpilimin e hetuesit Aristidh Cane dhe me miratimin e kryetarit të Hetuesisë, Vangjel Tanellari, hartohet plani i hetimit 5 ditor për Havzi Nelës në 3 opsione:

-Ka dashur të arratiset.

-Ka dashur të arratiset me persona të tjera.

-Ka dashur të vrasë kuadro të pushtetit e partisë në Topojan

Të gjitha këto pista ishin të gatshme në vendimin e Komisionit Qendror të Internim – Dëbimit.

Punëtor operativ ishte Arben Hamzallari.

Më 16 qershor 1988 kryetari i Hetuesisë Vangjel Tanellari, cakton grupin e hetuesve të përbërë nga ai vetë, Aristidh Cane dhe Kastriot Muço.

Më 20 qershor 1988 bëhej e ditur se arma që zotëronte Nela nuk ishte e regjistruar në evidencat e degës së punëve. Në fakt ajo ishte një armë artizanale, pa shumë kushte garancie për të dhënë qitje të suksesshme.

Duke shpjeguar çastin e incidentit Nela shpjegon:

“Kam dashur të vras veten, por arma nuk më shkrepi më, sepse ka një defekt që unë e kisha provuar disa herë. Unë kam pasur 14 copë fishekë. Mbi policin kam qëlluar vetëm një herë dhe në asnjë rast tjetër unë nuk kam provuar me fishkë këto armë, pra nuk kam harxhuar asnjë fishek, sepse doja t’i tuaja, t’i përdorja kur të më linte ndonjë rast. Qejf kam pasur për ta provuar, por rast nuk më është dhënë”.

Nela vazhdon të thotë se kur ka ardhur polici për ta marrë ka qenë tepër i tronditur kur ai i ka thënë: “Vish çorapet dhe çohu”, gjë që e kishte përsëritur disa herë. Këto ishin të lagura e nuk visheshin me lehtësi. Duart i dridheshin dhe po vonohej. Polici këmbëngulte që t’i vishte shpejt çorapet. Pikërisht këtu i ka lindur mendimi të vriste veten. Polici vazhdonte të njëjtën fjalë, ndërsa Nela vazhdon: “Këtu qe tronditja ime arriti kulmin, unë nuk gjykova më, por kam nxjerrë revolen dhe në vend që t’i bija vetes si dhe nga frika se mos më kapnin dorën ku kisha revolen e kam drejtuar nga polici pa vetëdije dhe kam shkrepur. Sqaroj se unë nuk kam marrë shenjë ndonjë pjesë të trupit të policit”.

Pas këtij veprimi polici ka bërtitur me dhimbje, ndërsa ai është orvatur të vrasë veten me plumbin e dytë i cili nuk ka shkrepur. Këtu i janë hedhur sipër ndërsa djali i dajës i ka lidhur duart me litar.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 18:12

1 koment

  • Përgjigju Tili

    Nese do te merrej per baze vetem tregimi i te pandehurit atehere te gjithe do te delnin te pafajshem! Havziu ka qene me pistolete dhe ka plagosur rende nje polic.

    Hënë, 11 June 2018 22:30 komentuar nga Tili

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kolegj në Krime, 10 të vdekur dhe 50 të plagosur

Globi

Shpërthim në kolegj në Krime, 10 të vdekur dhe 50 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në Krime ka shkaktuar të paktën deri tani 10 të vdekur dhe 50 të plagosur. Shpërthimi ndodhi në qytetin e Kerçit në një kolegj. Agjencia shtetërore ruse...

Gruaja seksi e ministrit, që vazhdimisht tregon asetet e saj

Show-biz

Gruaja seksi e ministrit, që vazhdimisht tregon asetet e saj

Milena Santos është gruaja e ministrit të ri të Turizmit në Brazil, Alessandro Teixeira. Ajo ka qenë një “Miss BumBum” dhe kjo mund të kuptohet nga fotot e saj. Santos është...

Braimllari: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, Rama duhet të merret në hetim

Politikë

Braimllari: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, Rama duhet të merret në hetim

Në një intervistë për Shijak Tv deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka folur për sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjet e kryeministrit. Çfarë pune ka kryeministri? u shpreh Braimllari Intervista  e plotë: Është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!