Beteja historike Apple vs Samsung

E mërkurë, 16 May 2018 20:19

Betejat ligjore në lidhje me të drejtat e autorit mes Apple dhe Samsung nuk kanë fund. Dy kompanitë më të mëdha në fushën e telefonave inteligjentë, përballen në serinë e tretë për një set prej pesë patentash.

Bëhet fjalë për një proces që ka nisur prej vitesh, e që Apple e fitoi në 2012, duke detyruar Samsung që të paguajë 1.05 miliardë dollarë si dëmshpërblim për kompaninë amerikane.

Shuma u reduktua në 400 milionë pas apelimit të kompanisë koreano-jugore, që nuk u dorëzua me kaq, por vendosi që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Kjo e fundit duhet të vendosë nëse mënyra dhe metodika e përdorur për të përllogaritur dëmet që i janë shkaktuar Apple qëndrojnë apo jo.

Por edhe në këtë gjykatë procesi nuk është i thjeshtë. Pas seancës së parë dëgjimore, palët kërkuan një tjetër të tillë me pretendimin se kanë prova të reja, që u japin të drejtë.

Gjykatësja Lucy Koh, që ishte anëtare në gjykimin fillestar deklaroi se ka ndërmend që të aplikojë rregullin e famshëm “Groundhog Day”, si referencë e filmit të vitit 1993, ku procesi përsërit vetveten duke u ndaluar kompanive paraqitjen e provave të reja.

Kjo do të thotë se gjykatësit do t’i qëndrojnë vendimit të parë, që Samsung kopjoi tri patenta dezajni të iPhone dhe dy patenta të tjera në sistemin e kameras.

Por, kjo nuk do të thotë se si shpërblim ndaj Apple do të jetë e njëjta shumë, pasi mund të vendoset për një shifër më të vogël, nëse përllogaritet dëmi real që Samsung pretendon se nuk ekziston.

As Apple dhe as Samsung nuk kanë komentuar në lidhje me këtë deri më tani.

 

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 20:31

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpërthimi në Vlorë, gruaja: Si e gjeta pakon lidhur me celular

Aktualitet

Shpërthimi në Vlorë, gruaja: Si e gjeta pakon lidhur me celular

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së kaluar në një banesë në lagjen Çole të Vlorës. News24 dhe BalkanWeb sjellin eskuzivisht pasojat e shpërthimit dhe...

Tirana mundet nga Laçi

Sport

Tirana mundet nga Laçi

Laçi ka mundur me lehtësi Tiranën me rezultatin 2-1. Kurbinasit kanë mbyllur takimin që pjesën e parë duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Shtubinës në minutën e 14’...

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Bota Shqiptare

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs në Itali janë vënë në pranga nga Policia italiane me akuzën e grabitjes së disa banesave. Në banesat e tyre janë gjetur...

Sondazh

Nothing found!