Disa këshilla si të trajtoni lëkurën e irrituar poshtë gjoksit

Tuesday, 15 May 2018 13:24

Djersitja e shpeshtë, përdorimi i veshjeve të ngushta sintetike, zgjedhja e reçipetave të gabuara dhe alergjitë nga produktet larëse bëhen shkak për një prej shqetësimeve më të mëdha gjatë verës, irritimi i lëkurës poshtë gjoksit. Ky lloj dermatiti, i njohur ndryshe me emrin mjekësor intertrigo, mund të prekë këdo, por më të rrezikuara janë femrat me gjoks të madh. Skuqja e pashmangshme, formimi i qeskave me qelb dhe kruajtjet e vazhdueshme janë disa prej simptomave kryesore të këtioj lloj dermatitis. Living ju njeh me katër prej trajtimeve natyrale që mund të realizoni në kushte shtëpie për të qetësuar lëkurën e inflamuar.

1.Kompresa të ftohta: Hapi parë që duhet të bëni në trajtimin e irritimit të lëkurës poshtë gjoskit është të vendosni kompresa e ftohtë. Merrni disa kubeta akulli, mbështillini me një napë pambuku dhe vendosini poshtë gjoksit. Përsëriteni këtë veprim çdo 10 minuta për aq kohë të lirë sa keni në dispozicion. Mos e fshini lëkurën në fund, por lëreni të thahet në mënyrë natyrale. Këshillohet të mos vishni reçipeta.

2. Aplikoni vaj të pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit ka veti antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë ifneksioni dhe të qetësojnë lëkurën. Nuk këshillohet ta aplikoni direkt mbi lëkurë, por ta bashkoni me vaj ulliri, p.sh në masën 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 5 pika vaj i pemës së çajit. Më pas lyeni lëkurën poshtë gjoksit me ndihmën e një tamponi pambuku.

3. Masazhoni zonën e infektuar me xhel të aloe veras: Bima e aloe veras ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale. Merrni pak nga xheli i kësaj bimë dhe masazhoni lëkurën e irrituar me lëvizje rrethore të mollëzave të gishtave.

4.Lyeni zonën e inflamuar me përzierje borziloku: Merrni disa gjethe broziloku të freskët dhe kalojini në frulator derisa të formohet një pastë, njëlloj sikurse bëni peson. Me ndihmën e një spatule aplikojeni poshtë gjinjve dhe prisni derisa të thahet. Në fund pastroni lëkurën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me kujdes. /Femra.net/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 13:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Aktualitet

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Një tjetër skemë mashtrimi dyshohet me barnat me rimbursim. Bëhet fjalë për afro dy miliardë lekë (të reja ose 20 miliardë lekë të vjetra) , të cilat nuk dihet se...

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

Aktualitet

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

 Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë.   Në pamjet shihet se magazina ka qenë me pajisje elektroshtëpiake të cilat janë djegur pothuajse plotësisht. Në vendngjarje...

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Aktualitet

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Një shqiptar në Spanjë rrezikon të dënohet me 15 vite burg, pasi kishte qëlluar me armë ndaj stafit të një kazinoje. Kjo ngjarje ka ndodhur në korrik të vitit 2015 ne...