3 sekonda test për të kuptuar fakte të rëndësishme për shëndetin tuaj

Tuesday, 15 May 2018 12:18

Hidratimi është një ndër faktorët  kyç  të mbajtjes së lëkurës në formë. Trupi i njeriut ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm. Nëse nuk konsumojmë ujë mjaftueshëm atëherë jo vetëm që do të na thahet lëkura por mund të kemi edhe probleme shëndetësore.

Dehidratimi ndodh atëherë kur trupi juaj humbet më shumë lëngje seç merrni. Kur përmbajtja normale e ujit të trupit reduktohet, ajo shkakton çekuilibrim të mineraleve (kripërave dhe sheqerit) në trup.

Në videon e mëposhtme mund të gjeni një test të thjeshtë që tregon nëse po vuani nga dehidratimi.

Tërhiqni lëkurën e njërës dorë, mbajeni për 3 sekonda dhe më pas e lëshoni. Nëse lëkura nuk është elastike, do të thotë se jeni të dehidratuar dhe duhet të konsumoni menjëherë ujë.

Nëse nuk është mjaftueshëm e butë, lëkura humbet elasticitetin dhe bëhet më e thatë.

Disa nga shenjat e tjera që paralajmërojnë se jeni të dehidratuar janë: tharje dhe erë e keqe nga goja, shikimi i turbullt, dhimbja e muskujve, luhatjet e humorit, ngjyra e errët e urinës etj.

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Aktualitet

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Një tjetër skemë mashtrimi dyshohet me barnat me rimbursim. Bëhet fjalë për afro dy miliardë lekë (të reja ose 20 miliardë lekë të vjetra) , të cilat nuk dihet se...

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

Aktualitet

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

 Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë.   Në pamjet shihet se magazina ka qenë me pajisje elektroshtëpiake të cilat janë djegur pothuajse plotësisht. Në vendngjarje...

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Aktualitet

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Një shqiptar në Spanjë rrezikon të dënohet me 15 vite burg, pasi kishte qëlluar me armë ndaj stafit të një kazinoje. Kjo ngjarje ka ndodhur në korrik të vitit 2015 ne...