Kujdes!Mos konsumoni qepë nëse po merrni ilaçet e mëposhtme

E Enjte, 10 May 2018 19:16

Edhe pse është një ndër perimet më dobiprurëse për shëndetin, konsumimi i qepës ndërkohë që trajtoheni me medikamente të caktuara mund të krijojë probleme serioze me shëndetin. Zbuloni më gjatë për çfarë bëhet fjalë duke vijuar leximin si më poshtë:

Aspirina kundërvepron me qepën:

Disa njerëz janë alergjikë ndaj qepës. Aspirina mund të rrisë edhe më shumë ndjeshmërinë ndaj qepës nëse tashmë jeni alergjik ndaj saj. Për të qenë të sigurt, shmangni përdorimin njëkohësisht të tyre.

Litiumi kundërvepron me qepën:

Qepa mund të ketë efekt si diuretik, prandaj mund të pengojë nxjerrjen jashtë trupit të litiumit. Diuretikët mund të rrisin sasinë e sodiumit të nxjerrë nga trupi nëpërmjet urinës. Nga ana tjetër, ulja e niveleve të sodiumit në trup çon në rritjen e niveleve të litiumit, duke rritur kështu efektet anësore nga litiumi. Ky ilaç përdoret për trajtimin e çrregullimeve bipolare, epilepsinë, depresionin etj.

Ilaçet për diabetin kundërveprojnë me qepën:

Qepa mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Ilaçet për diabetin përdoren gjithashtu për uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Duke konsumuar qepë së bashku ilaçe për diabetin mund të shkaktojë rënie më shumë seç duhet të niveleve të sheqerit në gjak. Monitoroni me kujdes sheqerin në gjak. Mund të jetë e nevojshme që të ndryshoni dozën e ilaçeve për diabetin.

Ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (antikoagulant/ antiplatele) kundërveprojnë me qepën:

Qepa mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Duke marrë qepë së bashku me ilaçe që ngadalësojnë gjithashtu mpiksjen e gjakut, mund të rritet rreziku për hemorragji. Disa nga ilaçet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, diklofenaku, ibuprofeni, naprokseni, varfarina etj.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 19:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Aktualitet

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Një tjetër skemë mashtrimi dyshohet me barnat me rimbursim. Bëhet fjalë për afro dy miliardë lekë (të reja ose 20 miliardë lekë të vjetra) , të cilat nuk dihet se...

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

Aktualitet

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

 Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë.   Në pamjet shihet se magazina ka qenë me pajisje elektroshtëpiake të cilat janë djegur pothuajse plotësisht. Në vendngjarje...

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Aktualitet

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Një shqiptar në Spanjë rrezikon të dënohet me 15 vite burg, pasi kishte qëlluar me armë ndaj stafit të një kazinoje. Kjo ngjarje ka ndodhur në korrik të vitit 2015 ne...