Konsumoni për 7 ditë një lugë nga përzierja e këtyre dy përbërësve dhe shikoni rezultatet

E Enjte, 10 May 2018 15:48

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të bashkoni hudhrën me mjaltin?

Hudhra dhe mjalti mund të duken si përbërësit më të çuditshëm për t'u bashkuar, por kombinimi i tyre rezulton një përzierje e fuqishme me veti kuruese për shumë probleme e shqetësime të organizmit.

Falë përbërësve dhe enzimave aktive antioksiduese, hudhra ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, parandalon koagulimin e gjakut dhe ka veti të parandalojë shumimin e qelizave kancerogjene!

Hudhra është e varfër në kalori, por e pasur në lëndë ushqyese si mangani, vitamina B6, vitamina C, seleni etj. Mbron dhe forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin.

Mjalti gjithashtu është një antioksidant i fuqishëm që përmban jo pak minerale e lëndë ushqyesem ndër të cilat përmendim: hekurin, zinkun, kaliumin, kalciumin, fosforin, magnezin dhe selenin. Përmban Vitamina B6, tiaminë, riboflavin, dhe niacin.

Megjithatë duhet të siguroheni që është mjaltë bio dhe jo i përpunuar, sepse këtij të fundit i humbasin shumë vitamina, minerale dhe enzima nga nxehtësia kur përpunohet. Vitamina dhe mineralet natyrale në mjaltin e papërpunuar ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

Vetitë antibakteriale dhe antioksiduese e bëjnë atë një “ilaç” të sistemit imunitar!

Ja si mund ta përgatisni përzierjen me dy përbërësit natyrale për të rritur sistemin imunitar dhe për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm.

Përbërësit

3 boçe hudhër (të vogla)

1 filxhan mjaltë i papërpunuar

Një kavanoz i vogël me një kapak

Përgatitja:

Ndani thelpinjtë e hudhrave por mos i zhvishni plotësisht !

Mbushni kavanozin me thelpinjtë e hudhrave dhe mbusheni kavanozin me mjaltë derisa të mbulohen hudhrat plotësisht. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni përzierjen për disa ditë në frigorifer.

Mos ngurroni të shtoni ndonjë erëz plotësuese në recetën tuaj, si gjethet e trumzë për shije shtesë.

Çdo mëngjes para se të konsumoni diçka hani një lugë mjaltë nga ky kavanzo dhe të gjitha proceset metabolike do të përshpejtohën, sistemi tretës do të punojë më mirë, imuniteti do të rritet dhe çdo nuk do t’ju kapë asnjë virozë e stinës !/ DAVID ËOLFE

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Drithërima në Korçë, Skënderbeu barazon në fund të ndehsjes kundër Tiranës

Sport

Drithërima në Korçë, Skënderbeu barazon në fund të ndehsjes kundër Tiranës

Nuk ka fitues në supersfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës. Një gol i Oto John 3 minuta nga fundi shpëtoi skuadrën e Orges Shehit nga humbja.Për Tiranën shënoi Edon Hasani në...

Vetëhelmohet e reja në Krujë

Aktualitet

Vetëhelmohet e reja në Krujë

Një 20 vjeçare në Krujë ka tentuar të vetëhelmohet dy ditë më parë. Mësohet se e reja me inicialet A.M nga fshati Larushk ka pirë mbidozë ilaçesh, por fatmirësisht është dërguar...

Ja kush e "spiunoi" pilotin e dehur në Rinas, anulloi fluturimin

Aktualitet

Ja kush e "spiunoi" pilotin e dehur në Rinas, anulloi fluturimin

Policia Kufitare e Rinasit e angazhuar për sigurinë e jetës së pasagjerëve të linjave ajrore. Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool. Procedohet penalisht në gjendje...