Cristiano dhe Georgina drejt martesës?!

E Enjte, 15 November 2018 14:31

Cristiano Ronaldo raportohet se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez. Gazeta portugeze, “Correio da Manha”, shkruan se ajo ka thënë “po” dhe tani ka nisur provën për fustanin e nusërisë.

Çifti po jeton në Itali dhe kanë bashkë vajzën 1-vjeçare Alana Martin, ndërsa Georgina po ndihmon gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të tij.
“Cristiano i ka propozuar Gio-s të martohet me të. Dasma do të organizohet, por shumë pak njerëz i dinë detajet. Ajo që dihet për momentin është se Gio ka provuar disa fustane nusërie”, shkruan gazeta.

Georgina u takua me futbollistin në qershor të 2016-s në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku punonte ajo dhe ku Cristiano shkoi për të blerë veshjet e verës.

Çifti është dalluar më herët duke mbajtur të njëjtën unazë “Cartier” me diamante, që dyshohet se është e fejesës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sport

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube

Sipas të përditshmes angleze The Guardian drejtuesit e Realit të Madridit janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm Santiago Solari pas humbjes historike 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-së...

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Sport

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona në janar dhe dyshja e Premier Ligës, Arsenal dhe Chelsea janë në pozitën më të mirë për të nënshkruar me të Vendimi për lojtarin...

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Shëndeti

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Më poshtë ju ndihmojmë me një nga dietat më të “shkëlqyeshme” të njërës nga klinikat më të famshme angleze. Dieta zgjat dy javë, nuk duhet të përdoren pije alkoolike dhe nuk...

Sondazh

Nothing found!