Zbulohen mesazhet/ Balla i kërkon stafit elektoral të sulmojnë deputetin e opozitës

E Enjte, 11 October 2018 11:43

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ka kërkuar socialistëve të Librazhdit që të sulmojnë sa më shumë deputetin e PD, Ervin Salianji. Urdhëri i Ballës është lëshuar menjëherë sapo Salianji publikoi video-skandalin të martën në “Opinion” ku rrëfehet dëshmitari kyç i Prokurorisë, Alizoti që pretendon se ka qenë ai njeriu që ka imituar zërin e Agron Xhafës.
Në atë video, Fredi Alizoti tregon se si Drejtori i Policisë, Ardi Veliu e ka marrë me makinën e tij dhe e ka çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar nën presion dhe joshje për të deklaruar se zëri në përgjimin e Babales ishte i tiji dhe jo i Agron Xhafës.
Alizoti tregon se në derën e Prokurorisë e ka pritur Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe e ka shoqëruar në ambjentet e Prokurorisë duke i kërkuar që të kalojë në anën e tyre se do ti jepnin para dhe do ta dërgonin jashtë vendit.
Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.
“Je me ne apo me ata”, i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë.
Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.
Në rrëfimin e tij Alizoti phon se ai nuk dinte asgjë në lidhje me përgjimin që i ishte bërë Xhafës nga babalja dhe se si ishte realizuar. Alizoti thotë se atë e kiishte marrë në shtëpinë e tij Drejtori i policisë bashkë me shoferin e vet. “Ka qenë ora 8 e darkës kur erdhën bashkë dhe më morën.
Më çuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkuan që të pranoja se zëri në inçizim ishte i imi. Aty ishte edhe Taulant Balla”, tregon Alizoti në rrëfimin e tij në videon e transmetuar në “Opinion”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kulturë

Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu finalizojnë duetin “Dashuri”

Ka kohë që është paralajmëruar një duet mes Sabri Fejzullahut dhe Morena Tarakut. Morena Taraku përmes një statusi që sapo ka publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur që ky projekt...

​Karikatura e Ditës: Shaqiri e bombardon autobusin e Man Unitedit

Sport

​Karikatura e Ditës: Shaqiri e bombardon autobusin e Man Unitedit

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë është mesfushori me orgjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, për paraqitjen që bëri në derbin e djeshëm kundër Manchester...

Fatos Qerimaj e Vasil Tole, fituesit e konkursit “Krijimtaria muzikore 2018”

Kulturë

Fatos Qerimaj e Vasil Tole, fituesit e konkursit “Krijimtaria muzikore 2018”

Mbyllet konkursi mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore për vitin 2018. Në garë morën pjesë vetëm tre artistë, të cilët garuan për zhanrin e operës edhe baletit. Kompozitorët Fatos Qerimaj dhe Vasil Tole...

Sondazh

Nothing found!