Thaçi takon Merkel: Vizioni i saj, garanci për perspektiven evropiane të Kosovës

E Enjte, 17 May 2018 14:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të Samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kancelaren Merkel e falënderova për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmova angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 14:21

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndarja nga jeta e kreut të OKB-së, reagon politikani shqiptar: Do ta kujtojmë përherë njeriun që mbështeti kauzën tonë!

Politikë

Ndarja nga jeta e kreut të OKB-së, reagon politikani shqiptar: Do ta kujtojmë përherë njeriun që mbështeti kauzën tonë!

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-kreu i OKB-së Kofi Anan. Lajmi u bë i ditur nga BBC. Pas këtij lajmi ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili...

Ishte shpallur në kërkim për “vjedhje me dhunë”, arrestohet 28-vjeçari në Tepelenë

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për “vjedhje me dhunë”, arrestohet 28-vjeçari në Tepelenë

Një 28-vjeçar nga Tepelena ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte dënuar me 6 vite burg për “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Juljan Islamaj, 28 vjeç...

Rritet bilanci i viktimave nga musonet në Indi, 1000 vetë humbën jetën

Globi

Rritet bilanci i viktimave nga musonet në Indi, 1000 vetë humbën jetën

Situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë 324 jetë njerëzish. Në përpjekjet e...