Kosovë/Katër ministri pa ministra

Premte, 06 Prill 2018 09:10

Katër ministri në Qeverinë e Kosovës kanë mbetur pa ministra. Tri që janë drejtuar nga Lista Serbe, si dhe Ministria e Brendshme pas dorëheqjes së Flamur Sefajt. Për postin e ministrit të Brendshëm po lakohen dy emra: Florian Qehaja dhe Fatmir Matoshi

Pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria dhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, kanë mbetur pa udhëheqës katër dikastere qeveritare.

Ministria për Komunitete dhe Kthim (Dalibor Jevtiq), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (Ivan Todosijeviq) dhe ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (Nenad Rikallo) kanë mbetur pa ministra pasi drejtuesit e tyre tashmë janë larguar nga Qeveria (deklarativisht).

Pa drejtues aktualisht është edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila deri më tash drejtohej nga ministri i AKR-së, Flamur Sefaj.

Sa i përket emërimit të ministrit të ardhshëm në MPB, nga AKR-ja kanë thënë se ende nuk dihet se kush dhe kur do të vijë në këtë pozitë.

Ndërkohë, sa i takon Listës Serbe, përfaqësuesit e koalicionit kanë vlerësuar se LS-ja vazhdon të jetë në qeverisje pasi zyrtarisht ende nuk është dorëhequr.

Madje ata janë shprehur të bindur se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë si duhet edhe më tej. /Zeri/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Kulturë

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit te vdekjes se Ismail Qemalit, po botojme nje sere veprash artistike ku trajtohet figura madheshtore e plakut te Vlores qe shpalli Pavaresine dhe ngriti Falmutrin me...

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Kulturë

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Megjithëse George Orwell ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij...

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Kulturë

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar do të organizojë një tryezë shkencore dhe do të hapë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!