Shqiptari me shokun e përdhunuan e më pas e hodhën në det, i jepet lamtumira 21 vjeçares

E mërkurë, 05 December 2018 12:08

Miq, të afërm e familjarë i japin sot lamtumirën e fundit studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis, e cila u vra brutalisht nga dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar, në Rodos të Greqisë.

Trupi i së resë mbërriti në vendlindjen e saj Didymóteicho, pasditen e së martës. Prindërit e saj, të tronditur thonë se nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur.

Babai i 21-vjeçares, duke folur për mediat greke e konsideroi vrasjen e të bijës “një krim të urryer”. Ai tregoi se nuk kishte qenë në dijeni që e bija të ishte e kërcënuar. “Nëse do ta kisha ditur që dikush po e ngacmonte, do kisha marrë menjëherë avionin”, tha ai. “Dheu do të jetë më i lehtë për të, tani që autorët kanë pranuar gjithçka“, shtoi babai i së ndjerës, duke iu referuar arrestimit të dy autorëve të dyshuar.

 

Detaje të reja nga krimi monstruoz

Eksperti mjeko-ligjor që ekzaminoi trupin e Elenit, zbuloi se 21-vjeçarja ishte abuzuar seksualisht. Përveç goditjes në kokë, eksperti gjeti shenja në trupin e saj që tregojnë se ishte abuzuar brutalisht. Por ajo që e bën edhe më të rëndë rastin e Elenit, është fakti se ajo ishte ende gjallë kur u hodh në det. “Nëse do të ishte dërguar në spital, ajo mund të ishte ende gjallë”, thotë eksperti Panagiotis Kotretsos duke folur për të përditshmen “Protothena.gr”.

Shkaku i vdekjes së Elenit është mbytja, megjithatë të trup asaj iu gjetën edhe shenja dhune në fyt.

Vrasja makabre e Eleni Tofaloudis

Studentja 21-vjeçare u gjet e vdekur më 28 Nëntor, në shkëmbinjtë e zonës së Fokia, në Pefkos. Gjurmë të ADN-së së saj u gjetën në automjetin me të cilin ishte larguar për në apartamentin ku u masakrua, që i përkiste njërit prej autorëve.

Hetuesit që kanë në dorë vrasjen e Elenit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Në këtë pikë, ata e goditën me një objekt metalik në kokë. Mbetet e paqartë se kur abuzuan seksualisht autorët me të.

Më pas ata e mbështollën trupin e saj dhe e transportuan drejt një plazhi që nuk mund të aksesohet në këmbë, duke e hedhur nga të paktën 10 metra lartësi. Në mushkëritë e saj u gjet ujë, që për ekspertët tregon se Eleni vdiq nga mbytja.

Për ngjarjen e rëndë janë arrestuar një 19-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek. Shqiptari, i identifikuar nga mediat greke vetëm me emrin Aleksandër mësohet se e ka pranuar përfshirjen në këtë krim makabër, ndërsa miku i tij grek vijon t’i mohojë akuzat./klan

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!