Sholtes: BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta dhe t’ia heqë Kosovës regjimin e vizave

E mërkurë, 05 December 2018 11:43

Deklarimet e BE-së se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi do të jetë kushti i fundit për liberalizimin e vizave për kosovarët nuk doli të jetë i vërtetë. Këtë e ka konfirmuar të hënën, gjatë vizitës së tij në Kosovë, komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, i cili tha se kosovarët nuk do të lëvizin pa viza deri në vitin 2020, shkruan Gazeta Express.

Por ndryshe nga komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimin e vet dhe të liberalizojë vizat për kosovarët, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet për këtë.

“BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta dhe t’ia heqë Kosovës regjimin e vizave sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, ka thënë Sholtes në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

I pyetur nëse shtyrja e vazhdueshme e liberalizimit të vizave mund të nxisë kosovarët për të kërkuar rrugë alternative për t’u larguar nga Kosova shkaku i gjendjes sociale, ekonomik e politike, Sholtes thotë së Këshilli i Evropës duhet të nënkuptojë se cilat do të jenë pasojat e qëndrimeve të tilla.

“Duhet të theksojmë se Këshilli Evropian duhet ta ketë parasysh se çfarë nënkupton për Kosovën vonesa e liberalizimit të vizave dhe cilat do të jenë pasojat e këtij qëndrimi”, ka shtuar zyrtari i lartë evropian.

Soltes thotë se e kupton plotësisht frustrimin e Kosovës karshi bllokadave që po i bëhen, megjithatë thotë se nuk do të duhej të merreshin masa radikale (nuk e ka qartësuar nëse e ka fjalën për taksën prej 100 për qind), me qëllim të normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Unë e kuptoj plotësisht reagimin e Kosovës ndaj disa bllokadave që kanë ndodhur kohëve të fundit, por do të duhej të merreshin më pak masa radikale për hir të normalizimit të marrëdhënieve. Reagimi i Kosovës është i kuptueshëm, por njëkohësisht edhe i padrejtë. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian po e shtyn vendimin për liberalizim të vizave”, ka thënë Soltes për Gazetën Express.

Ai edhe një herë ka bërë thirrje për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, është rruga e vetme për normalizimin e situatës në rajon.

“Duhet ta bëjmë të qartë se marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon kanë rëndësi jetike, prandaj palët e përfshira duhet të përpiqen që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe ta vazhdojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është mënyra e vetme për arritjen e një zgjidhjeje paqësore, e cila sjell përparim dhe e përmirëson situatën në rajon”, ka përfunduar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.

Aktualisht raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë acaruar jashtëzakonisht shumë pas vendimit të Qeverisë për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina.

Kjo taksë ka bërë që edhe komisoneri Hahn të vijë në Kosovë, na ku kërkoi heqjen e taksës, e për liberalizimin e vizave si kohë optimale e ka konsideruar vitin 2020.

Një qëndrim i tillë nuk është pritur mirë as nga faktori politik në vend. Dje nga pasditja deri në orët e vona të natës është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e thirurr nga opozita, për çështjen e vizave dhe dështimin e Kosovës në këtë proces. E për çështjen e liberalizimit të vizave, 22 eurodeputetë ia kanë drejtuar një letër Donald Tusk-ut dhe përfaqësuesit të përhershëm të Austrisë, Nikolas Marschik, që të liberalizojnë vizat për Republikën e Kosovës pa vonesa të tjera.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!