Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush!

E mërkurë, 17 October 2018 13:17

Është vetëm 22 vjeçe dhe Deniza Miftari ka arritur të realizojë ëndrrën e saj e në të njëjtën kohë mendon se ka bërë krenar edhe të atin, i cili është ndarë nga jeta.

Ajo ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë, duke u bërë asambleiste e zgjedhur së komunës së Roseslares.

Deniza ka lindur në Gjilan, ndërsa në moshën 3-vjeçare emigroi në Belgjikë së bashku me familjen.

Në një publikim në rrjetet sociale, ajo tregon se ka qenë dëshira më e madhe e të atit kjo sfidë, të cilën vajza e arriti me sukses.

Duke thënë me krenari "u kry babush", ajo i tregon të atit se tashmë mund t’u tregojë të gjithëve në botën e përtejme se vajza e tij e vogël, ia arriti me sukses kësaj dite.

Deniza shkruan:

Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.
Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithçka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.
Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjatë fitores, mbrëmë e di që ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që “qiki vogël’” është zgjedhë asamblistja më e re e Komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.
Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Të dua. Të dua o jetë."

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Sport

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Shqipëria është turpëruar në Shkodër nga Skocia, duke i mbyllur me turp ndeshjet e Ligës së Kombeve. 0-4 rezultati i takimit në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më të zeza...

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!