Hahn: Spanja mund ta njohë Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Tuesday, 16 October 2018 19:07

Komisionari Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn shpreson që pasi Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje, pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë këtu edhe Spanjën, do ta rivlerësojnë qëndrimin e tyre.

Komisionari Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka folur për të përditshmen spanjolle “El Pais”.Ai në Madrid mori pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të Unionit të Mesdheut, ndërsa prej atje foli edhe për çështjen e Kosovës. Komisionari shpreson që pasi Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje, pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë këtu edhe Spanjën, do ta rivlerësojnë qëndrimin e tyre.

“Qëndrimi i gjithë Bashkimit Evropian kur flasim për ballkanikët është se ne ose dhurojmë stabilitet ose marrim destabilitet”, ka thënë Hahn, kur është pyetur nëse Spanja po shton pengesa në stabilitetin e Ballkanit duke qëndruar kundër njohjes së Kosovës.

Përvojat na tregojnë se paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Ballkan arrihet vetëm nëse shohim kah perspektiva evropiane. Ne kemi publikuar strategjinë për Ballkanin në muajin shkurt Aty kemi treguar se vetëm vendet që janë në gjendje të zgjidhin problemet mes vete do të pranohen si anëtarë të rinj të BE-së”, ka shtuar Hahn transmeton express.

Hahn e quan kyçe për rajonin e Ballkanit një marrëveshje që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hahn, pasi të arrihet kjo marrëveshje, pesë vendet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës, do të rishikojnë qëndrimin e tyre.

“Unë shpresoj që pas marrëveshjes do të jemi në atë situatë kur 5 vendet që nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës, do ta studiojnë këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e pastaj të marrin vendim”, ka thënë komisionari Hahn për El Pais.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Kulturë

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar do të organizojë një tryezë shkencore dhe do të hapë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër...

George Clooney drejt divorcit? Bashkëshortja e tij ka marrë fëmijët dhe është larguar

Show-biz

George Clooney drejt divorcit? Bashkëshortja e tij ka marrë fëmijët dhe është larguar

Martesa e tyre katërvjeçare konsiderohet të jetë një nga më të qëndrushmet në showbiz. Por dje, raportet e bujshme pohuan se George dhe Amal Clooney janë në shkëmbinj. Martesa e tyre...

'Karteli kriminal i stomatologëve’

Aktualitet

'Karteli kriminal i stomatologëve’

Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë. Për një mbushje dhëmbi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!