PE: Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, jetik liberalizimi i vizave

E Enjte, 11 October 2018 15:51

Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Parlamentit Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për përparimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bën të ditur REL. Në pjesën ku flitet për Kosovën, deputetët e Parlamentit Evropian ngrenë shqetësimet e thella për përhapjen e korrupsionit, ndërhyrjen në gjyqësor si dhe elementet e shtetit të kapur.

“Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, liberalizimi i vizave është jetik. Deputetët e PE-së, mirëpresin konfirmimin e Komisionit Evropian se standardet për vizat janë përmbushur. Kjo vjen me gjithë shqetësimet kritike rreth sistemit të financuar dobët të sistemit gjyqësor, përhapjes së korrupsionit, elementeve të shtetit të kapur, të cilat duhet të adresohen përtej përparimit në përmbushjen e kritereve për vizat" thuhet në rezolutë.

Deputetët e Parlamentit Evropian mirëpresin legjislacionin e miratuar lidhur me agjendën evropiane të reformave, por shprehin shqetësim për mungesën e konsensusit ndërpartiak dhe polarizimin e vazhdueshëm politik në Kosovë, i cili vazhdon të ndikojë negativisht në rrugën e reformës së qëndrueshme.

Rezoluta merr parasysh që pesë shtete anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende Kosovën dhe i fton ata ta bëjnë këtë, pasi kjo do të lehtësonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë fqinje.

Teksti u miratua me 42 vota për 10 kundër dhe gjashtë tjera abstenime.

Lidhur me këtë rezolutë, ka reaguar përmes një komunikate për media, Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, i cili fton institucionet që urgjentisht të adresojnë gjetjet e kësaj rezolute.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident me vdekje në Shkodër

Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat, në aksin që lidh qytetin e Shkodrës me Bushatin. Viktimë e këtij aksidenti mësohet se ka qenë një grua, Shpresa...

Foto me kryq në ballë të universitetit, kush janë 10 pedagogët e Politeknikut që studentët kërkojnë vetting

Aktualitet

Foto me kryq në ballë të universitetit, kush janë 10 pedagogët e Politeknikut që studentët kërkojnë vetting

Ndërsa ka nisur marshimi i studentëve dhe i gjimnazistëve të Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit, sot në ditën e shtatë të protestës, e cila do të jetë edhe më kulminantja...

Të burgosurit grek xhirojnë dhunën ndaj shqiptarit të dyshuar për vrasjen e studentes greke

Aktualitet

Të burgosurit grek xhirojnë dhunën ndaj shqiptarit të dyshuar për vrasjen e studentes greke

19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, që dyshohet se ka vrarë  studenten Eleni Topaludhi në Rodos ka rënë viktimë e rrahjes brenda burgut të Avlonës. Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!