Të rinjtë në Kosovë rrezikojnë nga radikalizmi në lojrat online

Saturday, 22 September 2018 20:22

Egzoni dhe Rajmondi, njëri 17 tjetri 19-vjeçar luajnë me orë të tëra lojëra përmes internetit. Ata gjatë kësaj kohe bisedojnë me lojtarë të tjerë nga e gjithë bota përmes mundësisë që këto lojëra ofrojnë të bashkëbisedimit ndërmjet përdoruesve.

“Luaj lojëra online rreth katër orë me telefon, gjatë lojës zhvilloj biseda me lojtarë tjerë, por vetëm rreth lojërave,” thotë Egzoni derisa po luante në telefon lojën e tij të preferuar- raporton REL.

“Luaj lojëra diku rreth pesë ose gjashtë orë në ditë dhe gjatë gjithë kohës kam kontakte me njerëz të huaj,” thotë Rajmondi derisa luan në një internet kafe në një lagje të Prishtinës.

Edhe pse Egzoni dhe Rajmondi thonë se bisedojnë me persona të panjohur kryesisht rreth lojës që luajnë, ekspertët e sigurisë kibernetike tërheqin vërejtjen se të rinjtë që bëjnë aktivitete të tilla online, janë të ekspozuar ndaj mundësisë së rekrutimit dhe indoktrinimit nga ana e ekstremistëve.

Ekspertët dhe organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve në internet thonë se shumica e këtyre lojërave ofrojnë biseda ndërmjet përdoruesve dhe se në këtë mënyrë fëmijët dhe adoleshentët mund të jenë cak i grupeve të ndryshme të ekstremistëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Sport

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Hamburgu nuk po kalon një moment të mirë as në Bundesligën 2, duke qenë se rezultatet janë zhgënjyese dhe në klub ka hyrë frika e nj dështimi të mundshëm nga...

Gjyqtari valltar bëhet hit në internet

Sport

Gjyqtari valltar bëhet hit në internet

Një gjyqtar anësor është bërë hit në internet pasi teksa drejtonte takimin ka shfrytëzuar kohën edhe për vallëzim. Tifozët këndonin dhe këngët e tyre i shfrytëzoi anësori që vallëzonte për të...

iPhone XS Max vs. Google Pixel 3 XL, cili është më i shpejtë?

Teknologji

iPhone XS Max vs. Google Pixel 3 XL, cili është më i shpejtë?

iPhone XS Max dhe Google Pixel 3 XL janë dy smartfonët më të avancuar të cilët janë lansuar së fundmi dhe janë mirëpritur shumë mirë në treg. Të dytë kanë performanca...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!