Politika kosovare vë në lëvizje motorët e diplomacisë në rajon

E Enjte, 13 September 2018 10:15

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një tur vizitash në rajon në kërkim të mbështetjes për dialogun me Serbinë, ndërkohë që opozita kosovare i drejtohet me një letër përfaqësueses së BE, Federica Mogherinit.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë zhvilluan vizita në Shqipëri dhe Maqedoni në përpjekje siç thonë, për të ndërtuar një konsensus kombëtar përballë Serbisë në këtë fazë dialogu final për Kosovën. Ndërsa, nga ana tjetër, partitë politike parlamentare në opozitë u bashkuan dhe i dërguan një letër shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, e cila lehtëson dialogun Kosovë-Serbi.

Pakënaqësia e opozitës për këmbimin e territoreve

Opozita kosovare i kërkon Mogherinit, që në tavolinën e bisedimeve të mos flitet për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Në letër, të cilën e publikoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thuhet se "në letër është shprehur pakënaqësia e opozitës, të cilët përfaqësojnë 60 për qind të qytetarëve të Kosovës, lidhur me idenë që po diskutohet për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve”.

Faza finale e dialogut me Serbinë të bazohet në parime të qarta si dhe në një kornizë të qartë, duke mos lënë anash subjektivitetin shtetëror të Kosovës i cili është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, Opinion e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe faktin se Kosova është pranuar nga shumica e kombeve të lira të botës”, shkruan Avdullah Hoti. Sipas tij, "fillimi i një procesi të ri të dialogut pa përgatitjet e nevojshme, siç po tenton qeveria aktuale, do të dështojë. "Është përgjegjësi e plotë e Kuvendit të Kosovës që të aprovojë platformën për dialog me një shumicë prej 2/3 dhe vetëm në këtë formë mund të sigurohet legjitimitet i këtij procesi. Çdo formë tjetër e zhvillimit të dialogut është e destinuar të dështojë. Është në interesin e qytetarëve të Kosovës që të arrihet një konsensus i tillë brenda Kuvendit të Kosovës”, thotë Avdullah Hoti.

Ai thotë se qeveria aktuale e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces dhe se një legjitimim i ri i Kuvendit të Kosovës duhet të ndodhë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Opozita kosovare e vlerëson rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ajo beson që të dyja duhet të jenë plotësisht të involvuara në dialogun Kosovë-Serbi.

"Marrëveshja përfundimtare me Serbinë të nënkuptojë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Normalizimi i plotë mund të arrihet vetëm me njohje reciproke. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet t'i mundësojë Kosovës anëtarësim të menjëhershëm në organizatat ndërkombëtare, para se gjithash në OKB, si dhe t'i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO”, thuhet në letrën e opozitës dërguar shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini.
Thaçi: I tërë Ballkani Perëndimor i ka shtuar përpjekjet për forcimin e paqes

Në kohën kur opozita kosovare kërkon që në dialogun Kosovë-Serbi të mos diskutohet korigjimi i kufijve, udhëheqësit më të lartë të institucioneve po zhvillojnë vizita në rajon, në përpjekje për të marrë mbështetje për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi. Presidenti Hashim Thaëi të marten dhe të merkurën qëndroi në Mal të Zi dhe Maqedoni, ndërsa, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli së bashku me të nominuarin e qeverisë për të kryesuar delegacionin e Kosovës në dialog me Serbinë Fatmir Limaj, qëndruan në Shqipëri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që zhvilloi në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se "i tërë Ballkani Perëndimor i ka shtuar përpjekjet për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike”. "Në takime me liderët institucionalë e politikë në Maqedoni biseduam për të ardhmen e përbashkët evropiane. Kosova dhe Maqedonia po bëjnë hapa të rëndësishëm të bashkëpunimit në interes të vendeve dhe popujve tanë. Prej udhëheqësve politik në Maqedoni, mora përkrahje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe i sigurova se çdo marrëveshje që arrijmë në Bruksel do të jetë në interes të vendeve tona dhe tërë rajonit”, shkroi në profilin e tij social Presidenti Thaçi, duke shtuar se e "ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe tërë rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian”.

Veseli: Moscënim i integritetit territorial

Ndërkohë, kryetari i kuvendit Kadri Veseli i shoqëruar nga Fatmir Limaj, pas vizitës në Shqipëri, shkroi se "Kosova ka shtetin e vet të pavarur e sovran, ka Kushtetutën, ndërsa shkon në dialog me Serbinë për moscënim të integritetit territorial. Kosova ka nevojë për unitet të bredshëm politik, për të qenë e gatshme në sfidat që e presin, veçanërisht në fazën finale të dialogut me Serbinë. Sikur edhe në çdo proces tjetër, edhe tash mbështetja e Shqipërisë është e nevojshme për ne. Ne kemi një histori të përbashkët të përpjekjeve për liri, e edhe rruga e së ardhmes drejt Bashkimit Evropian është e përbashkët”, shkroi Kadri Veseli.
Sidoqoftë, në Kosovë po vazhdon debati rreth krijimit të një platforme të përbashkët për dialogun final me Serbinë, mirëpo, partitë në pushtet dhe opozita duken thellë të ndara në këtë pikë. Qeveria po kërkon që parlamenti ta votojë ekipin negociator më në krye zëvëndëskryeministrin Fatmir Limaj, ndërsa, opozita po kërkon që parlamenti të nxjerr rezolutë ku ndalohet të flitet për korigjimin e kufijve të Kosovës, ide kjo e Presidentit Hashim Thaçi.

As partitë në pushtet dhe as opozita nuk po mund t'i bëjnë votat e nevojshme në parlament për të kaluar idetë e tyre, ndërsa Presidenti Thaçi që nuk po kërkon miratim nga kuvendi, vazhdon të mbetet i vetmi që mund të dialogojë me Serbinë. Pas dështimit të takimit Thaçi-Vuçiq të 7 shtatorit në Bruksel, të dy thanë së dialogu do të vazhdojë pas specifikuar ndonjë datë. Por, mediet në Prishtinë po shkruajnë se Thaci e Vuçiq, do të takohen në SHBA, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshmë të OKB-së që zhvillon punimet në fund të këtij muaji në Nju Jork. Bekim Shehu DW

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Anija 2400 vjeçare gjendet e ruajtur mirë në fund të Detit të Zi

Aktualitet

Anija 2400 vjeçare gjendet e ruajtur mirë në fund të Detit të Zi

Një anije e lashtë, më së miri e ruajtur ndonjëherë, është gjetur në fund të Detit të Zi. Anija tregtare greke është mirë e ruajtur dhe besohet se është e vjetër...

Drejtoresha e CIA-s shkon në Turqi për të hetuar vrasjen e Khashoggit

Globi

Drejtoresha e CIA-s shkon në Turqi për të hetuar vrasjen e Khashoggit

Një zyrtar amerikan duke këmbëngulur në anonimitet, tha për AP se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, ndodhet në Turqi për të hetuar rastin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi. Agjencia...

Shqipëria mbetet jashtë “Lonley Planet”, prej vitesh ajo sugjerohej për tu vizituar

Aktualitet

Shqipëria mbetet jashtë “Lonley Planet”, prej vitesh ajo sugjerohej për tu vizituar

Iu pëlqen të udhëtoni? Atëherë do jeni të kënaqur të mësni se “Lonley Planet” ka zbuluar listën me 10 vendet më të mira për tu vizituar nga turistët gjatë vitit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!