Testohet siguria/ Pako me eksploziv në zyrën e Haradinajt

E Enjte, 09 August 2018 15:49

Disa ditë pas kërcënimeve të marra, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka arritur një pako nga “Xhorxh Majkëll”, në të cilën nuk kishte ndonjë dhuratë, por dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

Agjencia e Lajmeve “FaktePlus” ka mësuar nga burimet se kjo ishte bërë për të testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo del se gjithçka kishte dështuar në këtë aspekt, duke kaluar të gjithë filtrat e sigurisë.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit. FaktePlus e ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për këtë çështje, por kanë thënë se nuk kanë pasur raste të tilla.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës.

Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë.

Kurse një person në cilësinë e një “invalidi” ka arritur që brenda objektit ta fusë në pushkë të gjatë. E gjitha kjo në kuadër të simulimit.

Po ashtu mësohet se për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.

Simulimi është bërë nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione.

FaktePlus ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

Bota Shqiptare

Veseli sot në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qëndrojë sot në Uashington. Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. Veseli pritet të ketë takime...

FRESH dhe policia në aksion për të mposhtur protestën e studentëve në Gjirokastër

Aktualitet

FRESH dhe policia në aksion për të mposhtur protestën e studentëve në Gjirokastër

Studentët në Gjirokastër janë në ditën e tyre të dytë të protestës për plotësimin e kërkesave të tyre. Por megjithatë ata kanë hasur vështirësi për t’u organizuar. Së pari ishte policia...

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Globi

Ambasadori amerikan: Qeveria t'i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka folur sot për çështjen e luftimit të korrupsionit, ndërsa ka thënë se nuk janë të mjaftueshme ligjet nëse ato nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!