Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, e papranueshme

E mërkurë, 08 August 2018 12:23

Ndërkohë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp, kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet në qytetin e Vlorës, ku u prit nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Haradinaj pritet të vendosë kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit dhe pritet të vizitojë edhe Muzeun e Pavarësisë. Nuk dihet nëse Haradinaj do të takohet apo jo me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili ndodhet aktualisht ne Dhërmi.

Vizita disa orëshe e kryeministrit të Kosovës në Shqipëri vjen në një kohë kur në Kosovë, debatet mbi tezat e hedhura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim të luginës së Preshevës, janë më të nxehta se kurrë.

“Për fat të keq të popullit të Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën. Realiteti i sotëm është krejtësisht rezultati i atyre luftërave. Ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, ndaj mendoj se hapja e temës së korrigjimit të kufijve, është e papranueshme për mua”, deklaroi Haradinaj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Një tjetër person i afërt i ish- deputetit vihet në pranga

Aktualitet

Një tjetër person i afërt i ish- deputetit vihet në pranga

Zbulohen detaje të reja nga operacioni që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko. Mbrëmjen e djeshme përpos Çukos është arrestuar edhe shoferi i tij, Qerim Musha, bën me dije...

Lirohet nga burgu 12 orë pas ndalimit Flamur Avdyli, vëllai i kokës së grupit të Shijakut

Aktualitet

Lirohet nga burgu 12 orë pas ndalimit Flamur Avdyli, vëllai i kokës së grupit të Shijakut

Rreth 12 orë pas ndalimit është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Avdyli. Ai është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili vijon që...

Hysaj mposht Behramin

Sport

Hysaj mposht Behramin

Kapiteni Valon Behrami ka luajtur deri në minutën e 68-të te Udinese që u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!