Serbia anulon takimin e dialogut teknik me Kosovën

E Enjte, 12 July 2018 07:09

Serbia ka anuluar pjesëmarrjen në dialogun teknik Kosovë –Serbi, i paraparë të mbahej në Bruksel më 13 korrik për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për energji.

Shefi i ekipit negociator të Kosovës për dialogun, Avni Arifi, ka konfirmuar për KTV-në se pala serbe ka anuluar pjesëmarrjen në këtë takim tre palësh.
“Anulimi i takimit është edhe një dëshmi i radhës dhe dëshmon se Serbia me çdo kusht po insiston të bllokojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për energji”, ka thënë Arifi.
Ai ka shtuar se nuk e di arsyen e refuzimit të këtij takimi nga pala serbe, por ka thënë se pala serbe vazhdon të jetë destruktive në dialog.
Në ftesën e BE-së për këtë takim drejtuar të dyja palëve, thuhet se situata aktuale me devijime të përsëritura të frekuencave nga zona e kontrollit të Serbisë dhe Kosovës nuk është e qëndrueshme për stabilitetin e sistemit energjetik të Evropës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali

Bota Shqiptare

Ja sa para dërgojnë në atdhe emigrantët shqiptarë në Itali

Që nga viti 2005 deri në 2017-n, emigrantët që jetojnë në Itali kanë dëruar në shtëpitë e tyre rreth 1.7 miliardë euro, me një mesatare prej rreth 120-130 milionë euro...

Strazimiri: Kushti i qeverisë, po nuk ke vëlla kriminel...në burg, faktet flasin vetë

Politikë

Strazimiri: Kushti i qeverisë, po nuk ke vëlla kriminel...në burg, faktet flasin vetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar pas informacioneve të fundit se autoritetet zyrtare në Tiranë po përgatisin lirimin nga burgu të Artur Karajt, një trafikant ndërkombëtar qeniesh njerëzore...

Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria nuk përcakton përjashtime për invalidët në Kukës

Aktualitet

Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria nuk përcakton përjashtime për invalidët në Kukës

Paketa lehtësuese për lëvizjen në Rrugën e Kombit e bërë publike nga Qeveria më 22 qershor nuk parashikon asgjë në lidhje me invalidët. Neni 16 i statusit të Invalidit, e përjashton...