Kërkesa e vetme e Vuçiçit drejtuar Merkelit për Kosovën

Tuesday, 10 July 2018 09:37

Një ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç bisedoi përmes telefonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Vuçiç i kushtoi vëmendje të veçantë zonës ekonomike rajonale dhe ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë. Po ashtu, ai kërkoi nga Merkel që të përshpejtojë realizimin e këtyre projekteve me autoritetin dhe reputacionin e saj.

Sipas tij, krijimi i një zone ekonomike rajonale është me rëndësi vendimtare për Serbinë dhe vendet përreth pasi ajo do të tërheqë më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Gjatë bisedës temë e rëndësishme ishte edhe dialogu Beograd-Prishtinë.

Analisti serb, Dejan Vuk Stankoviç mendon se kontaktet e shpeshta të Vuçiçit me Merkelin janë në favor të mundësive që projektet e mëdha të zbatohen.

“Shanset për zbatimin e këtyre projekteve do të rriten nëse përfshihet edhe Gjermania dhe bëhet presion nga ajo ndaj vendeve të rajonit. Pa mbështetjen e saj idetë e presidentit serb do të mbeteshin vetëm ide të mira evropiane”, është shprehur Stankoviç.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se nëse nuk ka përparim në dialogun me Prishtinën nuk ka progres në negociatat me BE-në.

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 09:38

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të rinjtë në Kosovë rrezikojnë nga radikalizmi në lojrat online

Bota Shqiptare

Të rinjtë në Kosovë rrezikojnë nga radikalizmi në lojrat online

Egzoni dhe Rajmondi, njëri 17 tjetri 19-vjeçar luajnë me orë të tëra lojëra përmes internetit. Ata gjatë kësaj kohe bisedojnë me lojtarë të tjerë nga e gjithë bota përmes mundësisë...

Presidenti Trump kthehet në OKB një vit pas fjalimit për Korenë e Veriut

Globi

Presidenti Trump kthehet në OKB një vit pas fjalimit për Korenë e Veriut

Presidenti Donald Trump shkon të hënën në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në takimet e përvitshme të udhëheqësve botërorë. Nga luftrat, tek ndryshimet e klimës, tek uria dhe...

Skënderbeu-Tirana/ Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh

Sport

Skënderbeu-Tirana/ Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh

Po luhet në Korçë supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës. Që të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me fitore. Bardhekuqtë e Orges Shehit mposhtën Flamurtarin me rezultatin 0-2, ndërsa kryeqytetasit...