Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Emri i ri, "provë për maturinë e të dy vendeve"

E Enjte, 14 June 2018 18:46

Në intervistë për DW, ministri i Jashtëm i Maqedonisë prononcohet mbi kompromisin për emrin e Maqedonisë. Kreu i diplomacisë së Maqedonisë pati takime në Berlin.

DW: Z. Dimitrov, një ditë më parë presidenti i Maqedonisë Ivanov e refuzoi marrëveshjen e arritur me Greqinë lidhur me kontestin e emrit. Si mendoni se mund ta influencojë refuzimi i tij të gjithë procesin mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe sam und të ndikojë kjo në arrritjen përfundimtare të marrëveshjes?
Nikola Dimitrov: Duke qenë këtu (në Berlin) më lejoni t'i referohem një shprehjeje të ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer: „Ne të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por kemi horizonte të ndryshme. Ajo që duhet theksuar në këtë kontekst është, se projektmarrëveshja me Greqinë do të kalojë në një referendum. Eshtë pra detyra jonë si qeveri që të ofrojmë një alternativë për qytetarët. Dhe janë këta që duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, sepse kjo ka të bëjë me ta dhe me fëmijët e tyre. Nuk janë as parlamenti, as qeveria dhe as presidenti, që mund ta bëjnë të vlefshme këtë alternativë. E pikërisht për këtë ne duhet të bindim këdo, pra që ne nuk jemi duke imponuar një zgjidhje. Ne kemi gjetur një kompromis. Mendoj që me të janë mbuluar çështjet kyçe nga të dyja palët. Ka një dallim mes Maqedonisë dhe Maqedonisë në Greqi. Është e theksuar se maqedonas të Maqedonisë nënkupton diçka ndryshe për të dyja kombet. Identiteti ynë është rikonfirmuar, gjë që është mjaft e rëndësishme, sepse ai është i panegociueshëm. Përmes këtij procesi dy vendet tona do të miqësohen dhe do të bëhen aleatë. Ne na duhet ta ripërsërisim këtë mesazh. Në një farë mënyre kjo është si një luftë mes së shkuarës dhe së ardhmes. E shkuara është e rëndësishme, por atë ne nuk mund ta ndryshojmë. Ne mund të konturojmë të ardhmen tonë. Mendoj, që në kohë historike ne të gjithë kemi një përgjegjësi historike, jo për të menduar për karrierat tona politike dhe për të nesërmen tonë politike, por duhet të mendojmë, se ku duam t'i kemi vendet tona dhjetë vjet pas së sotmes.
DW: A keni marrë garanci të mjaftueshme nga pala greke, nga Athina zyrtare, nisur nga fakti që opozita në Greqi është gjtihashtu rreptësisht kundër marrëveshjes? A mendoni, që marrëveshja do të mbështet plotësisht nga pala greke për etapat e zbatimit të saj?

Nikola Dimitrov: Ne kemi një agjendë kohore me hapa të përcaktuara. Fillimisht këto hapa duhen ndërmarrë nga ana jonë, sepse ne kemi kërkuar që të ketë një referendum. Po ashtu ndryshimet do të bëhen në Maqedoni. Gjithashtu është përcaktuar, që nëse marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi, kuptohet, që gjithçka kthehet në zero. Por kjo është tani një provë për maturinë e të dy vendeve, është një provë edhe për BE-në dhe NATO, sepse edhe ato duhet të luajnë rolin e tyre. Nëse të gjithë veprojmë si duhet dhe nuk tërhiqemi, do të kemi një shans të mirë për të bërë një histori të mirë.

DW: Kur thoni që BE-ja dhe NATO duhet të luajnë një rol, çfarë keni parasysh me këtë, ç'rol dueht të luajnë ato?

Kam parasysh miqësinë mes Athinës dhe Shkupit. Qëllimi kryesor për palën maqedonase në këtë kontekst është të arrijë kuadrin europian dhe t'i bashkohet aleancës së NATO-s. Duke pasur një kompromis si win-win ne presim që të marrim mesazhe inkurajuese në javët e ardhshme: hapjen e negociatave me BE-në, një vendim që duhet të merret në fund të qershorit nga Këshilli Europian, si dhe ftesën për anëtarësim në NATO. Boris Georgievski

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fati i 400 punonjësve të “Telekom”, Muçaj: Qeveria të hartojë një strategji të saktë

Aktualitet

Fati i 400 punonjësve të “Telekom”, Muçaj: Qeveria të hartojë një strategji të saktë

Sindikata e Post -Telekomit Shqiptar kërkon nga qeveria hartimin e një strategjie të qartë për mbrojtjen e punonjësve në rastet kur një kompani telekomunikacionit mbyllet apo shitet tek një kompani...

Mbijetesa e makinave gjermane, VW: Ka 50% shans që të qëndrojnë liderë në treg

Teknologji

Mbijetesa e makinave gjermane, VW: Ka 50% shans që të qëndrojnë liderë në treg

Prodhuesit gjermanë të makinave kanë një shans prej 50% që të mbijetojnë si liderë në industrinë e makinave, nëse nuk transformojnë biznesin e tyre në përputhje me rregullat e reja...

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Globi

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Liderët politikë në Itali shprehën optimizëm për planet e zgjerimit të buxhetit në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Brukselit i takon të pranojë apo refuzojë shpenzimet e ekonomisë së tretë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!