Shefja e Zyrës se BE, Apostolova: Kosova është vonuar në zbatimin e reformave

E mërkurë, 13 June 2018 09:40

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, tha se Kosova është vonuar në zbatimin e reformave të agjendës evropiane. Në komentet që zonja Apostolova i bëri në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ajo kërkoi nga kjo e fundit që të përfundojnë reformat deri në muajin shtator.
“Me shumë gjasë, jam 99% e sigurt, se shumica e komisionarëve të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti do të japin dorëheqje dhe do të nisin fushatën për postet e reja. Kështu që ju do të përballeni me një periudhë kur ne do të kemi një kolegj i cili është shumë teknik por jo politik. Prandaj është tepër e rëndësishme për ju që ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të merrni atë çka mundeni deri në fund të këtij viti nga ne”, tha zonja Apostolova.
Ajo tha se Kosova duhet të përqendrohet më shumë në fusha të caktuara siç është përmirësimi i kushteve të të bërit biznes.
“Nuk dua të ju tregoj se sa herë në takimet tona ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropianë vijnë për tu ankuar për faktin se ata nuk shohin klimën e duhur për investime dhe biznes në Kosovë dhe ata kanë të drejtë”, tha zonja Apostolova.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u shpreh e bindur se obligimet nga Agjenda Evropiane e Reformave, e njohur si ERA, do të përfundojnë brenda afatit të dhënë.
“Të gjitha do të përfundojnë deri në fund të shtatorit. Me këtë përkushtim do të arrijmë që afatin e shtatorit ta zëmë dhe që agjenda evropiane e reformave të përmbushet. Pa dyshim se nuk mjafton bashkëpunimi vetëm i ministrive jemi duke bashkëpunuar edhe me institucionet e tjera siç është parlamenti që të sigurohemi se prioritetet po përmbushen deri në fund dhe shumë nga prioritetet e agjendës së reformave tashmë edhe janë miratuar në qeveri ose janë në proces të miratimit në parlament. Angazhimi jonë do të vazhdojë”, tha zonja Hoxha.
Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon ndërsa është në pritje që të përfshihet ne regjimin e udhëtimit pa viza në vendet e Evropës Perëndimore. Në të gjitha proceset Kosova përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. VOA

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 09:40

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi tek ‘Rruga e Dibrës’ rreth orës 19:18. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.H., ka...

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Aktualitet

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Një kontrabandist i dyshuar që dërgonte shqiptarë në Britani, është arrestuar nga policia vendase sot pas një operacioni të beftë në shtëpinë e tij. Babai i dy fëmijëve, Alket Dauti, 31...

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Aktualitet

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar shkatërrimin e prodhimeve bujqësore në Kosmac, Vau Dejës.   “Shkaterrimi i prodhimeve bujqesore nga kontrabanda qeveritare!”, shkruan ai bashkëngjitur videos të dërguar nga fermeri dixhital. Statusi i plotë: Sali...