Nju Jork, mbahet turneu i 37-të “Round Top Soccer Tournament “Riedlbauer's Resort"

Tuesday, 12 June 2018 20:08

Nga Beqir SINA - New York

Në këtë turne mjaft popullor këtu në Nju Jork, për të disatin vit me radhë po merr pjesë edhe ekipi Klubi i Futbollit Korabi nga Nju Jorku, me dy skuadra, nën udhëheqjen e Kryetarit të KF Korabi, Përparim Papraniku me prejardhje nga Dibra e Madhe

CATSKILL - NEW YORK : Ekipet që variojnë nga moshat mbi 30, mbi 40 dhe mbi 48 vjeç nga New York City, Long Island, New England dhe Upstate New York, u mblodhën në një turne futbolli i cili është i 37të në radhë, dhe mbahet për çdo vjet në lartësitë e Nju Jorkut, pllajnajt e Maleve Catskill - New York. Turneu i Tridhjetë e Shtatë i ashtuquajtur “Turneu i Rrumbullakët i Gjelbërt” në shqip, u zhvillua në fushat sportive të hotelit “Riedlbauer's Resort”, nga 9 deri në 10 Qershor 2018 - i cili njihet edhe si  një nga vendbanimet familjar gjermano - amerikane, emigratve të parë vendosur në këto pllajnaja të parqeve natyrore kombëtare në SHBA, Maleve të Catskill - pjesa më veriore e New Yorkut. Në Turneun e zhvilluar fundjavën e kaluar  9 dhe 10 qershor, morën pjesë 43 skuadra të ndara në grupmoshat moshat mbi 30, mbi 40 të cilat kishin katër grupe, me nga katër skuadra, dhe moshat mbi 40 dhe mbi 48 vjeç  - katër grupe me nga shtatë skuadra. Në këtë trune që është bërë mjaft popullor këtu në Nju Jork, për të apasionuarit pas futbollit, për të disatin vit me radhë po merr pjesë edhe ekip shqiptar, ai nga Klubi i Futbollit  Korabi nga Nju Jorku, me dy skuadra, të cilat erdhën nen udhëheqjen e Kryetarit të KF Korabi Përparim Papraniku, i cili është edhe vet si lojtarët e KF Korabi, me prejardhje nga Dibra e Madhe,.

Dy ekipit e KF Korabi :

Ekipi U - 30 me Trenjer Argjent Begu

Dhe, ekipi U - 48 me Tranjer Shpetim Ramku

Ekipi i KF Korabi U-30 zuri vendin e tretë

Toni Marke - Ylli Dika- Niti LelA - Ziggi Gazafer - Arsim Skara - Fati Dilka - Shpend Kaja - Baudin Karpuzi - Fisnik Daci - Nuzi Gledis - Biu Chanka - Zeqir Papraniku  - Trenjer Argjent Abdullai

Gol shënues 5 golat Fisnik Daci

Lojtar më i mirë

Ariton Marku

Fisnik Daci

Zeqir Papraniku

U-48

Tranjer  Shpëtim Ramku

Perparim Papraniku- Murat Mela - Kujtim Kaziu - Adem Kllobocishta -Alit Paumi - Gazmend Belegu -  Neat Kerkuti - Dino Rexha - Ekuran Marke - Gani dhe Zeqir Papraniku dhe Fisnik Daci

Disa rezultate nga Turneu i 37-të “Round Top Soccer Tournament“ Riedlbauer's Resort  09 - 10 Qershor 2018 :

U - 30 : Vendi i parë : Boots Squishy Vendi i dytë : Kings United Vendi i 3 : Magic

U - 40:  Vendi i parë : MiCasita Vendi i dytë : Polonez Vendi i tretë : Peru

U - 48: vendi i parë  Legjendat Vendi i dytë : Sportsfriends Vendi i tretë : La Recocha

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Aktualitet

Ëndrra në sirtar e Delinda Zhupës

Delinda Zhupa është një nga aktoret më të dashura të humorit dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Delinda është e njohur për personazhet e saj në Portokalli si ‘Psikologia’ apo ‘Çifti...

Sekuestrohen municione, mbi 400 të shoqëruar (Video)

Aktualitet

Sekuestrohen municione, mbi 400 të shoqëruar (Video)

Policia e Shtetit dhe FNSH ka bërë bilancin e një jave në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave në kërkim. Polica bën me dije...

Plas bomba te Skënderbeu, skuadra bojkoton stërvitjen

Aktualitet

Plas bomba te Skënderbeu, skuadra bojkoton stërvitjen

 Plas te Skënderbeu. Lojtarët e kampionëve në fuqi nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e sotme për shkak të rrogave të prapambetura. Futbollistët ia kanë bërë të qartë stafit teknik...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!