“Diva’s show”/ Irma, Rovena, Eneda dhe Besa elektrizojnë skenën

E Enjte, 17 May 2018 19:12

4 divat: Irma, Rovena, Eneda dhe Besa, nuk zhgënjyen pritshmëritë, duke elektrizuar publikun që mbushi çdo kënd të Pallatit të Kongreseve mbrëmjen e së mërkurës.

Salla prej 3000 vendesh e Pallatit të Kongreseve duket se ishte e vogël për të pritur të gjithë adhuruesit e muzikës së 4 prej emrave më të mirë të muzikës shqiptare në të parin recital të përbashkët.

 Të kuruara në çdo detaj, kjo mbrëmje ndryshe solli në skenë Besën si mbretëreshë, finesën e Irmës që di si ta ndalë kohën, elegancën e Rovenës dhe hijeshinë e Enedës.

Një koncert për forcën e femrës, të pagëzuar me titullin “Diva” për të thënë se femra shqiptare është një divë, jo vetëm në skenë, por edhe përtej saj. Ndërkohë mbështetja e kolegëve ishte e madhe.

Ndërsa 4 diva të tjera do të vijojnë këtë nismë vitin e ardhshëm. Mezi po presim!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.