"Jehona e zejeve", traditat e zejtarisë shkodrane ekspozohet në “Oso Kuka”

E Enjte, 17 May 2018 17:11

Veprimtaritë artistike e kulturore në qytetin e Shkodrës pasojnë njëra- tjetrën. Filmi, teatri, artet pamore, muzika, gjithçka për të pritur një sezon të ri turistik. Ditën e premte, me datë 18 Maj 2018, ora 10:30, në ambjentet e Muzeut Historik, banesa "Oso Kuka”, do të çelet  ekspozita e veçantë "Jehona e zejeve".

Kjo ekspozitë,  përveç se na sjell pranë traditen zejtare shumëplanëshe të mjeshtrave vendas, ajo i mbëshon mbi të gjithaë nevojës së ruajtjes dhe promovimit të këtyre traditave si mundësi e promovimit të kulturës së punës tek brezat e rinj.

Artizanati shqiptar rrënjet e veta i ka në qytetërimin ilir. Me ringjalljen e qyteteve të ekonomisë fshatare erdhi duke u shtuar tregtia e jashtme dhe e brëndshme. Kjo solli shtimin e numrit të zejeve dhe të prodhimtarisë artizanale. Në qëndrat kryesore të vendit si: Shkodër, Prizren, Elbasan, Berat, etj., krahas borgjezisë tregtare, u krijuar dhe një shtresë e gjerë mjeshtrash vendas të kualifikuar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.