Solistë shqiptarë dhe të huaj, në koncertin e Orkestrës së RTSH

Premte, 11 Janar 2019 16:16

Veprat e kompozitorëve të njohur si Beethoven, Martinu, Brahms do të interpretohen mbrëmjen e sotme në koncertin  Orkestrës Simfonike të RTSH. Nën dirigjimin e mjeshtrit Oleg Arapi në skenë do të jenë dhe solistët Zamir Kabo në piano, Lena Neudauer në violinë, Leonhard Roczek në violonçel. Ky është dhe koncerti i parë për këtë vit në skenën e Universitetit të Arteve, që do të vijojë më pas dhe me të tjera aktivitete me artistët tanë, por nuk do të mungojnë dhe të huaj që do të jenë të ftuar gjatë këtij viti. Mjeshtri Oleg Arapi ka dirigjuar koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj. Ka drejtuar formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli, Salerno, Brindisi, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, Prishtinë, Sarajevë, në Katedralen Angleze dhe Qendrën Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë, në Kapelën Perandorake në Shën-Petersburg. Ka drejtuar koncerte me Orkestra Filharmonike: në Poloni, Moskë,  Ukrainë, Ecuador, Pragë, Shenzhen Kinë, Mendoza Argjentinë, Kazan, Voronezh.

Repertori i Dirigjentit përfshin veprat më të mira të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në 29 Prill 2014 vuri në skenë Premierën Botërore të Operës “La cartomante” të kompozitorit Italian Salvatore Valente. Në Prill 2013, dekorohet nga Akademia Internacionale “Imperiali” e Italisë, me medaljen “Ylli i Artë”. Pianisti Zamir Kabo ka qenë i ftuar si solist nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare për të interpretuar: “Nei suoni dei Luoghi””-Itali, “Ohrid Summer Festival”- Maqedoni,  “Ëe gather friends”- Salla Rachmaninov e Konservatorit Çajkovski - Moskë (Rusi), koncerte të fondacionit “Eutherpe”-Spanjë, koncerte të qytetit Graus-Spanjë. Në koncertet brenda vendit ai ka sjellë për publikun shqiptar gjithmonë vepra premierë. Pianistja Cordelia Hofer ka një aktivitet artistik është shumë të gjerë, duke përfshirë koncerte solo me orkestra të njohura në shumë vende të Evropës, në SHBA dhe në Japoni.  Violinistja Lena Neudauer ka një aktivitet të pasur artistik. Ka luajtur me Orkestrën Simfonike MDR, Orkestra Gjermane e Radio Filarmonisë Saarbrucken, Orkestra e Kamerës së Mynihut, Simfonika e Nurembergut, Simfonika e Bernës, etj. Violonçelisti Leonhard Roczek në përvojën e tij orkestrale përfshin shfaqje me Filarmoninë e Vjenës dhe Camerata Salzburg. Për më tepër ai shpesh luan trio, duo me piano dhe solo violonçel.   

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Aktualitet

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019, Shqipëria renditet në vendin e 50-të të vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Me një pasaportë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!