“Teatri u shkatërrua nga pseudoreformat”

Premte, 11 Janar 2019 14:16

Nesër dhe pasnesër, monodrama me tekst e regji të Stefan Capalikut do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nën interpretimin e aktorit të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni. Ajo që i ka bërë përshtypje autorit gjatë këtyre bisedave ka qenë gjithmonë sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën, së cilës i përkisnin. E kanë përshtypur gjithashtu edhe thjeshtësia e tregimit e veçanërisht mungesa e mllefeve dhe inateve. Si çdo person tjetër edhe Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt. Aktori Enver Hyseni gjatë një interviste flet për problemet që prej vitesh janë përballur artistët dhe që nuk gjetur ende zgjidhje, kjo sepse sipas tij nuk është menduar dhe nuk janë vlerësuar sa duhet nga institucionet.  “Teatri në vend ka shumë probleme. Nëse flasin vetëm për Tiranën ju mbase dini më shumë se sa është bërë për teatrin, por ajo që them është se teatrot në rrethe janë lënë në një mënyrë që nuk është pyetur. Unë e kam dhe një monolog në këtë monodramë ku tregoj problemet. Unë pasi mbaroj monologun vdekjes së babait shkoj dhe shtrihem, e filloj e them që sa role më kanë mbetur, dhe tani që futet periudha e demokracisë nuk kam asnjë rol prej vitit 1989 deri në 1992. Unë vazhdoj duke pohuar nga 1997... e me radhë dhe se di se çfarë është bërë me mua atë kohë. Dhe prej kësaj qetësie më kalon një shpërthim, që se di fare se çfarë është bërë me mua atë kohë. Por në monodramë unë vijoj se di që teatri u shkatërrua për hir të reformave demokratike, erdhën dhe na thanë se ishim tepër, se merrnim rroga të pamerituara dhe se askush nuk kishte më nevojë për ne. Deri këtu e çon Stefani idenë. Pra shteti nuk shqetësohet, sidomos kur bëhet fjalë për teatrot e rretheve absolutisht nuk ka vëmendje. Për mua është krejt një nënvlerësim, pra mundeni dhe mos me qenë. Nuk i prish ndonjë punë shtetit dhe sikur mos të ketë teatër Shkodra apo në rrethe të tjera si Gjirokastra, etj. Por teatri kërkon vëmendje, artistët janë lënë pa vlerësimin që meritojnë”.

Aktori a një kërkes ndaj Ministrisë së Kulturës: “Në tërë vendin janë 7 a 8 teatro. Unë them që Ministria e Kulturës duhet t’i ketë primare, dhe bashkia të jetë ndihmëse e saj të teatri. Shteti prej më shumë se njëzet vjetësh i ka lënë pas dore artistët dhe teatrot. Janë probleme, që janë prej vitesh dhe jo sot. Nuk është bërë sa duhet për jetën artistike, për të investuar në teatro. Shteti nuk i quan teatrot dhe më vjen keq nga kjo gjendje. Edhe kolegët e mi që unë takoj janë të revoltuar, por duhet të punojnë dhe janë të pakënaqur. Ministria e Kulturës nuk ka bërë gjë te teatrot me përjashtim ndonjë turne jashtë, që na kanë ndihmuar pak, por për të punuar në vend nuk është bërë asgjë”.

dome.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Aktualitet

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019, Shqipëria renditet në vendin e 50-të të vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Me një pasaportë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!