Robert Ndrenika feston 77-vjetorin

E Enjte, 10 Janar 2019 15:36

Në skenë prej më shumë se gjysmë shekulli, “Artisti i Popullit” dhe mjeshtri i fjalës Robert Ndrenika sot feston 77-vjetorin e lindjes.

Përtej viteve që kalojnë, shpirti nuk njeh kohë dhe për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është artist i madh, ende sot në 77-vjetorin e tij të lindjes. Shtatlartë e me tipare të zeza e të bukura (tashme i thinjur), tipike tipare shqiptare e gjithmonë i goditur në frazat dhe interpretimet e tij, Robert Ndrenika është artisti me shpirt të madh.

Ai është ndër të paktët aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Ndrenika është skicues i karaktereve të goditura. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik që shkakton emocion.

Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e shumta të interpretuara prej tij bënë që të pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon.

Pak detaje nga Robert Ndrenika

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës  titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Filmat :
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronc – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergji

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Hyjnë ilegalisht, kapen 2 shqiptarë në aeroportin e Berlinit

Aktualitet

Hyjnë ilegalisht, kapen 2 shqiptarë në aeroportin e Berlinit

Dy shqiptarë janë ndaluar në aeroportin e Berlinit në Gjermani pasi nuk kishin leje qëndrimi në këtë shtet, ndërsa bashkë me to janë arrestuar edhe një turk dhe një shtetas...

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!