“Bolero në vilën e pleqve”, film me subjekt 100% shqiptar

Premte, 09 November 2018 14:16

 “Bolero në vilën e pleqve” është filmi që ka mbaruar xhirimet nga regjisori Spartak Pecani. Skenari Linda Fejzaj dhe Spartak Pecani, ngjarjet e filmit “Bolero në vilën e pleqve” interpretohen me aktorë të njohur. Skenaristja Fejzaj tregon se ky film është një subjekt shqiptar, por që ka një tematikë universale.

“Ky film është një subjekt 100 përqind shqiptar, por që ka një tematikë universale. Ai zbulon misteret, dramat, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura. Drama ka "luftë të brendshme", elektricitet, gjendje e situata shpeshherë absurde, por që marrin zgjidhje shpesh befasuese. Në këtë përplasje të dy botëve, bota e një brezi të vjetër që e duan njëri-tjetrin me frymën e fundit dhe  brezi i ri, që sfidojnë të gjitha moralet dhe konventat”, shprehet skenaristja për filmin.

“Bolero në vilën e pleqve” ka përfunduar xhirimet, por skenaristja Linda Fejzaj tregon se meritë ka dhe QKK për projektin. “Nuk duhet harruar se është për t’u falenderuar edhe puna e madhe e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me titullarin e saj Ilir Butka, për  përzgjedhjen e subjekteve me kualitet për t’u financuar, sepse pa mbështetjen e tyre nuk mund të ishim sot këtu”, vijon Fejzaj skenariste. Filmi sjell në role aktorët Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa, kasti vijon dhe me Gentiana Ramadani, Olta Gixhari, Olta Daku, Ledion Zoi, etj. Për këtë projekt skenaristja Linda Fejzaj shprehet se ka një rëndësi të veçantë.

“Kjo kontratë me shtëpinë kinematografike “Eclipss” ishte më shumë se kënaqësi, sepse të punoje me Spartak Pecanin është padyshim përgjegjësi, që kërkon shumë përkushtim dhe punë. Me thënë të drejtën nuk është dhe aq e thjeshtë të punosh me të, kërkesat e tij për punën janë të një standarti unik. Kësaj i shtohet edhe prezenca e aktorëve të mëdhenj si Robert Ndrenika e Margarita Xhepa, që janë vlerë e shtuar. E kam shijuar këtë skenar, këtë film, këto xhirime, kontakti i përhershëm me regjisorin me aktorët, i jepnin edhe më shumë vlerë bashkëpunimit”, tregon Fejzaj. Ngjarjet e filmit vendosen në Tiranë, në qendër është jetesa e një çifti në moshë (pleq), që në vitet e fundit të jetës të tyre edhe pse kanë tre fëmijë duhet të jetojnë vetëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!