Hashim Thaçi në Paris në promovim e biografisë së tij

Premte, 09 November 2018 14:10

Presidenti Hashim Thaçi e sheh të mundshme arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Thaçi, pas takimit me presidentin Vuçiq, tashmë ka mbërritur në Paris nga Brukseli, ku ka thënë se sheh dritë në fund të tunelit dhe ka thënë se pret arritjen e marrëveshjes pavarësisht vështirësive.  “Cila është alternativa përpos paqes dhe marrëveshjes me Serbinë? Lufta, tragjedia, mirëkuptimi, marrëveshja, apo ndërtimi i një muri mes Kosovës e Serbisë përgjatë kufirit?,” ka pyetur Thaçi, që ka marrë pjesë në promovimin e librit të Jacques Baudouin, ish-këshilltar i ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner. Thaçi ka shtuar se pavarësisht pengesave e vështirësive, ai mbetet i përkushtuar në këtë proces. Me arritjen e marrëveshjes, përveç njohjes nga Serbia, presidenti Thaçi tha se presin që edhe 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, të hiqet vetoja ruse kur të aplikohet për anëtarësim në OKB si dhe në shaka i ka thënë ish-kryeadministratorit Kouchner, zëvendësimin e rezolutës 1244.

Përndryshe Thaçi e Vuçiq, pritet të takohen të dielën në kuadër të ceremonisë për shënimin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Sport

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Shqipëria është turpëruar në Shkodër nga Skocia, duke i mbyllur me turp ndeshjet e Ligës së Kombeve. 0-4 rezultati i takimit në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më të zeza...

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!