Katër autorë shqiptarë në Panairin e librit në Vjenë

Premte, 09 November 2018 08:59

“Shqipëria në fokus“. Nën ketë moto letërsia shqipe shkon në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Vjenë, Buchëien 2018,i cili mbahet nga datat 8 -9 nëntor. Agron Tufa, Arian Leka, Ilir Ferra dhe Lindita Arapi janë autorët që do prezantojnë letërsinë shqipe në këtë panair. Shkrimtari Arian Leka do të paraqesë fragmente tekstesh dhe tregon për zhvillimin e ri letrar në Shqipëri dhe jetën letrare në Tiranë. Shkrimtari Agron Tufa do të prezantojë tekste të reja dhe do të flasë për trashëgiminë e vështirë të Shqipërisë dhe sfidat për punonjësit e kulturës në vendin e tij. „Nga Durrësi në Vjenë“, shkrimtari shqiptaro-austriak Ilir Ferra paraqet një tekst të ri rreth pritjes së refugjatëve hebrenj në Shqipëri. Poetja dhe shkrimtarja Lindita Arapi do të lexojë pjesë nga romani i saj i cili ka fituar disa cmime “Vajzat me çelës në qafë”, i botuar edhe në gjermanisht “Schlüsselmädchen” dhe do të bisedojë me moderatoren rreth imazhit të Shqipërisë në botën gjermanofolëse. Kjo pjesëmarrje mbështetet nga TRADUKI i cili është një rrjet evropian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë vende të Evropës dhe të rajonit juglindor të Evropës, i cili mbështetet shkëmbimin letrar nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë si dhe libra për fëmijë e të rinj.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Bota Shqiptare

Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, u shpreh optimist se Kosova nga nesër do të jetë anëtare e organizatës policore ndërkombëtare - INTERPOL. "Vota pro është...

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!