Elma Doresi: Në teatër mungon buxheti, mungon mbështetja, mungon dashamirësia…

E Enjte, 11 October 2018 16:23

Jeta artistike dhe teatrore ka jo pak probleme. Regjisorja Elma Doresi që ka spikatur me shfaqjet teatrore në skena të teatrit tregon se problem mbetet dhe plagjiatura në teatër. Sipas saj kjo ndodh dhe askush nuk flet, sepse artistët janë të varur. Në lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Kulturës ndaj teatrit, regjisorja Elma Doresi pohon se bëhet pak për të financuar projektet e pavarura. Sipas saj, buxhetet që jep ministria janë shumë të ulëta dhe mezi mbulohen shpenzimet për sallën ku do të jepet shfaqja dhe jo më të mendosh realizimin e saj. Për regjisoren Elma Doresi ka shumë probleme në teatro që sipas saj sjellin mungesën e disiplinës dhe të përgjegjësisë për çfarë ndodh.  Lidhur me mungesën e dramës shqipe, regjisorja thotë se  “Përgjegjësia mbetet tek drejtuesit dhe regjisorët. Autorë ka, ata shkruajnë, mirë apo keq ka komisione që nxjerrin përfundimet, ama shkruhet! Teatri i Metropolit po vijon me një festival kushtuar dramës shqipe. Ndërkohë kemi një Teatër Kombëtar, i cili këtë vit qëndron larg "Netëve të leximit të dramës shqipe", arsye të cilat ende si kam të qarta. Kam kontaktuar me shumë të rinj, të cilët kanë shkruar dhe autor me përvojë të cilët presin që dikush ti lexoj. Regjisorët nga ana tjetër kanë frikë nga drama shqipe. U mungon guximi.

Ministria ka bërë një të mirë vjen përherë në shfaqje. Ama kaq! Sa i përket teatrit kam vënë re një lloj qëndrimi të largët prej tyre. Nëse një opera apo një piktor ka dal jashtë kufijve tanë të gjithë e kemi parë mbështetjen nga ministria, qoftë edhe në mbështetje në rrjete sociale. Kjo gjë ka munguar tek teatri. Kam ndjekur znj. ministre në parlament, dhe më ka pëlqyer që këto kohë ka bërë reklamë për shfaqjet. Sa mirë do kishte qenë të kishte bërë diçka të tillë kur ikëm në Kinë, por jo! Heshtje nga një institucion, që duhet të flas.  

Ka plagjiaturë në teatër. Ndodh dhe kjo rëndomtë dhe askush nuk flet. Skenografi e kostumografi të tjetërkujt, të cilat ia bashkangjisin produksioneve të tyre. Tmerr! Koncepte të tjetërkujt, turp! Ndodh e gjitha nga heshtja. Ne heshtim, sepse jemi të varur ja përse. Unë do të hesht se do më duhet të marr një projekt. Ajo do të heshti, sepse do të marri një rol, ai tjetri një skenë e kështu me rradhë. Do të na "njihni" kur e drejta autorit të zbatohet vërtetë, atëherë "hov të të shoh" do të jetë shprehja. Aty do të dalim të gjithë zbuluar, ne "Mjeshtrat e skenës".

 Jashtë apo qoftë dhe në festivalin e Butrintit kemi ndeshur jo pak raste të shohim shfaqje, që kanë 10 vite në repertor, ndërsa tek ne na duhet të krijojmë shfaqje çdo tre muaj. E përse? Pa marr ende benefitet e njërës kalojmë tek tjetra. Sepse mungon buxheti, mungon mbështetja, mungon dashamirësia, etj.”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Sport

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Alban Bushi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Estonisë. Edhe pse kuqezinjtë ishin futur në fushë pa asnjë objektiv...

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Sport

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Franca dhe Gjermania sonte do ta zhvillojnë derbin në Ligën A të Kombeve te grupit 1 Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Francës dhe Gjermanisë . Gjermania në këtë ndeshje hynë...

Transferta parash nëpërmjet Postës Shqiptare

Aktualitet

Transferta parash nëpërmjet Postës Shqiptare

Posta Shqiptare do të vijë së shpejti me një tjetër shërbim për qytetarët, që është transferta e parave në të gjitha shtetet e botës. Vetëm pak ditë më parë, kreu i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!