Veliaj, të gjitha bateritë për amfitetarin e Tiranës

E mërkurë, 10 October 2018 16:34

Kryetari i  Bashkisë dhe strukturat e varura nga ai të gjitha bateritë po i shpenzojnë për amfiteatrin, duke organizuar koncerte njëri pas tjetrit. Here me sponsorizime, herë me lutje, presione e herë edhe me organizime vullnetare, koncertet e amfiteatrit ndjekin njëri-tjetrin, duke krijuar përshtypjen e rreme se gjallon arti e kultura e jeta në kryeqytet. Kësaj here është radha e koncerti “Ti Tironë dashni e madhe” vjen sonte në mbrëmje për publikun në amfiteatrin e liqenit në Tiranë. Sinan Hoxha, Valbona Mema, Pajtim Struga, Greta Zani, Xhavit Dedej, Altin Shira, “Fanfara Tirana” dhe “Trade Folk Albania” janë pjesë e koncertit të mbrëmjes së sotme. Drejtori artistik Ekland Hasa tregon se do të sjellin këngët më të bukura të Shqipërisë së Mesme. Pianisti i njohur njëkohësisht dhe drejtor artistik i koncertit Ekland Hasa pohon se ky është një nga eventet më të rëndësishme muzikore, që janë zhvilluar në skenën e amfiteatrit. “Mendoj se është pjesë e një serie eventesh, si koncerti me muzikë tropojane, shkodrane dhe pason me koncertin e këngës tradicionale tiranase. Është një koncert që vjen krejtësisht live”, pohon mes të tjerave pianisti Ekland Hasa. Këtë herë drejtor artistik Ekland Hasa këtë koncert e krahason me një lojë futbolli sa i përket ekipit të këngëtarëve, që janë përzgjedhur për të kënduar. “Më duket si një skuadër futbolli që niset për të fituar ndeshjen. Natyrisht ndeshja mund të fitohet, barazohet dhe humbet.

Koncertet e amfiteatrit janë fasadë, janë imazh të cilin kryetari i bashkisë kërkon ta shesë si ndryshim, si arritje personale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Maqedonia, Gjermania u bën thirrje sërish deputetëve: Mos u dorëzoni!

Bota Shqiptare

Maqedonia, Gjermania u bën thirrje sërish deputetëve: Mos u dorëzoni!

Ministri gjerman për politikë të jashtme, Michael Roth ka dërguar porosi mbështetëse për Maqedoninë, në një periudhë kritike për vendin. Përmes profilit të tij zyrtar në Tëitter, Roth kërkon që të...

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Sport

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Alban Bushi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Estonisë. Edhe pse kuqezinjtë ishin futur në fushë pa asnjë objektiv...

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Sport

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Franca dhe Gjermania sonte do ta zhvillojnë derbin në Ligën A të Kombeve te grupit 1 Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Francës dhe Gjermanisë . Gjermania në këtë ndeshje hynë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!