Shqipëri-Jordani, prova para përballjes me Izraelin

E mërkurë, 10 October 2018 11:41

Ndeshja e Kombëtares me Jordaninë është e njëjtë si provë gjenerale para transfertës më Izraelin në Beer Sheva. Në orën 20:00, sot në “Elbasan Arena”, trajneri Christian Panucci pret të marrë disa përgjigje shumë të rëndësishme nga futbollistët kuqezi, për t’i pasur më pas idetë e qarta për sfidën e së dielës, që mbetet shumë e rëndësishme për objektivin e Shqipërisë në Nations League, vendin e parë në grup. Stërvitjen e fundit, para testit me Jordaninë, Panucci ka preferuar të mos e zhvillojë, siç ndodh tradicionalisht, në stadiumin ku luhet sfida.

Vëmendja kryesore në dy seancat e vetme është vënë në përgatitjen tekniko-taktike. Në formacion pritet të ketë emra të rinj, por edhe rikthime veteranësh, që në ndeshjet e fundit nuk kanë gjetur hapësira edhe për shkak të minutave të pakta në këmbë. Rikthehet në krahun e majtë të mbrojtjes Ermir Lenjani, i cili vetëm pak ditë më parë gjeti golin me Sionin në Superligën e Zvicrës, po kështu edhe Mërgim Mavraj, që i jep siguri prapavijës, duke formuar dyshen e qendrës me shumë mundësi me Gjimshitin. Talenti Vrioni, që luan me Venezian, do të ketë minutat e tij, po ashtu edhe emrat e tjerë, sepse me Jordaninë, ndryshimet gjatë lojës pritet të jenë të shumta.

Tekniku Panucci kërkon maksimumin në çdo futbollist, për të vendosur më pas për 11-shen që do të zbresë në fushë ne Beer Sheva me Izraelin. Kërkohet imponim në lojë dhe rezultat, sepse nuk ka më kohë për eksperimente. Ndaj Izraelit kuqezinjtë duhet të jenë moralin dhe përgatitjen e duhur për të synuar një tjetër sukses, që në sfidën e fundin me Skocinë në Shqipëri, të luhet për vendin e parë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident me vdekje në Shkodër

Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat, në aksin që lidh qytetin e Shkodrës me Bushatin. Viktimë e këtij aksidenti mësohet se ka qenë një grua, Shpresa...

Foto me kryq në ballë të universitetit, kush janë 10 pedagogët e Politeknikut që studentët kërkojnë vetting

Aktualitet

Foto me kryq në ballë të universitetit, kush janë 10 pedagogët e Politeknikut që studentët kërkojnë vetting

Ndërsa ka nisur marshimi i studentëve dhe i gjimnazistëve të Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit, sot në ditën e shtatë të protestës, e cila do të jetë edhe më kulminantja...

Të burgosurit grek xhirojnë dhunën ndaj shqiptarit të dyshuar për vrasjen e studentes greke

Aktualitet

Të burgosurit grek xhirojnë dhunën ndaj shqiptarit të dyshuar për vrasjen e studentes greke

19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, që dyshohet se ka vrarë  studenten Eleni Topaludhi në Rodos ka rënë viktimë e rrahjes brenda burgut të Avlonës. Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!