Berati drejt shkatërrimit, investimet e Ministrisë së Kulturës për show e fasada

Tuesday, 02 October 2018 11:00

Qendra historike e Beratit është e rrezikuar për specialistët e trashëgimisë kulturore në mungesë të projekteve për ndërhyrje në banesat monument kulture. Berati wshtw qytet në UNESCO, por për specialistët e trashëgimisë përgjegjësia për gjendjen problematike shkon te Ministria e Kulturës si dhe IMK e DRKK. Specialisti i trashëgimisë kulturore Ajet Nallbani shprehet se nuk ka funksionuar si duhet mirëmbajtja e banesave monument kulture në qendrën historike. Ndërsa ka publikuar dhe foto që tregojnë banesën monument kulture në degradim, Nallbani shkruan se mos vallë Berati do të shkoi si fati i Gjirokastrës, duke u përgjysmuar lista e monumenteve të kulturës. Nëse në Gjirokastër sipas tij ishte me urdhër nga institucionet, në Berat kjo mund të vijë për shkak të lënies në harresë të monumenteve. “Banesa e Aishe Kamenikut, monument i kategorisë së I-rë. Ishte një banesë me probleme si shumë të tjera, por nëse do funksiononte mirëmbajtja me fondet e shtetit nuk do ishte katandisur gati në zhdukje. Dikur duheshin pak lekë për t'a ruajtur, tani (me tendera) duhen shumë lekë, por, edhe do bëhet rindërtim, sepse gjithë elementët dekorativ u degraduan. Mos vallë, duhen zhdukur ca monumente nga lista, për të shfrytëzuar truallin për interesa ndërtimesh,apo vallë edhe Berati do shkoi si fati i Gjirokastrës duke përgjysmuar listat e monumenteve, por tani jo me urdhër, por me lënie në haresë deri në zhdukje?”, shkruan specialisti Nallbani. Më tej në reagimin e tij ai shprehet se sot ajo që pretendohet punë nga institucionet e trashëgimisë apo dhe Ministria e Kulturës është më tepër show. “Po harrohen monumentet, bëhet sikur po jepen fonde, por më tepër bëhen show. 1 përqind bëhet punë dhe të tjerat janë show nga ministria. Duhen plane dhe para, sepse ata thonë do bëjmë këtë dhe atë, por duhen para, jo do të bëjmë nga IMK dhe MK. Projektet që prezantojnë janë show. Sa është buxheti?”, nënvizon Nallbani. Herë pas here në reagimet e tij për Beratin si specialist i fushës së trashëgimisë Ajet Nallbani ka reaguar dhe më parë, por ai shton se si banesa që ka publikuar fotot ka dhe të tjera që mund të rrezikojnë. “Në kushtet që jemi të paktën të mbijetojnë. Por që të mbijetojnë duhen mirëmbajtur, jo të bëhet tenderi dhe paratë i merr tenderi jo objekti. Ky problem është diktuar prej vitesh dhe ata nuk heqin dorë. Restaurimi është restaurim, objekti ka nevojë për mirëmbajtje. Rindërtim do të thotë ti bësh të reja, që nuk kanë vlerë. Kjo banesë është në degradim të plotë, ndërsa të tjera janë më pak. Por nëse nuk mirëmbahen dhe trajtohen do të shkojnë drejt degradimit dhe ato”, shprehet specialisti Ajet Nallbani.

Inxhinieri dhe restauratori Pavlo Shkarpa pohon se në trashëgiminë kulturore prej vitesh mungojnë ndërhyrjet restauruese, mungojnë projektet dhe ato që publikon Ministria e Kulturës janë shumë pak krahasuar me gjendjen që kanë monumentet. “DRKK e Beratit bën fasadë. Merren me këngën popullore dhe harrojnë ato për të cilën janë ngritur si DRKK në Berat. Të merren me probleme të restaurimeve, të banesave dhe kjo nuk bëhet në mënyrë sporadike, por bëhet me projekt. Ministria e Kulturës, IMK dhe DRKK e Beratit duhet të bëjnë projekte themelore për zonën historike, zonën tampon, për restaurimin e banesave. Në ditën e trashëgimisë, unë pashë që DRKK më shumë sikur po bëjnë fushatë se sa po projekte për restaurimin e banesave. Në Berat mungojnë projektet, çfarë do të bëhet brenda qendrës historike? Këta thonë bëjmë restaurimin e një dere, e një çatie, fasade, lyejmë, etj. Por kjo nuk është zgjidhje për Beratin, pasi ajo bëhet në themel të problemeve. Në këto vite që ministrja Kumbaro është në ministri nuk kemi parë një ndërhyrje me themel në qendrën historike të Beratit”, pohon inxhinier Shkarpa. Më tej ai shton se dhe rreziku nga zjarri mbetet shumë problem për qendrën historike të Beratit. “Të bësh projektin e  hidranteve të ujit të Mangalemit në raste zjarri, do të thotë ky është projekt themelor, por këtë duhet të bëjë ministria, që të ruajnë qendrën historike. Ne duhet të kemi te objektet apo muzeumet hidrante. A janë të mbrojtura monumentet brenda qendrës historike të Beratit nga zjarri? Nuk janë. Një projekt themelor do të ishte mbrojtja e Mangalemit dhe Goricës nga rënia e shkëmbinjve. Të bjerë një shkëmb Mangalemi prishet i tëri. Nëse ndodh shembën disa banesa njëherësh”, pohon inxhinieri Pavlo Shkarpa. Në datën 8 korrik të vitit 2008 Berati u regjistrua në listën e UNESCO-s.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!