“Restaurimi i monumenteve të arkitekturës”, publikohet libri i Aleksandër Meksit

Tuesday, 02 October 2018 10:54

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka publikuar së fundi librin e autorit Aleksandër Meksi ”Restaurimi i monumenteve të arkitekturës”.  Libri “Restaurimi i monumenteve të arkitekturës” është fryt i punës disavjeçare të prof. Aleksandër Meksit në fushën e restaurimin të monumenteve të arkitekturës në Shqipëri.

Shtimi i punimeve konservuese dhe restauruese, zgjerimi i problematikës së ndërhyrjeve që kryhen dhe i njohjes më të mirë të asaj që paraqet monumenti, e bën përherë e më të nevojshme paraqitjen tërësore të teorisë dhe praktikës së restaurimit të monumenteve të arkitekturës. Mbi bazën e tyre dhe të kërkimeve e diskutimeve të vazhdueshme, janë formuar një seri qëndrimesh teorike dhe zgjidhjesh praktike, të cilat kanë bërë të mundur hartimin e një botimi të tillë.

Libri në fjalë është një botim, i cili trajton me kujdes vendin e monumentit të arkitekturës në tërësinë e dëshmive kulturore të njerëzimit, shpjegimin e konservimit dhe restaurimit të monumenteve, klasifikimin e ndërhyrjeve, specifikat e restaurimit të gjinive të ndryshme të monumenteve si dhe aspektin teknik të këtyre ndërhyrjeve. Ai shërben si një udhërrëfyes shumë i mirë për specialistët, arkitektët, urbanistët, studentët, si dhe për lexuesit e interesuar rreth problematikave të kulturës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!