“Netflix” me serial të ri për Sigmund Freudin

Tuesday, 10 July 2018 09:16

Sigmund Freud, psikoanalist dhe filozof austriak, do të jetë në qendër të vëmendjes së një seriali të ri që do të transmetohet në “Netflix”.

Rrëfimi tregon se austriaku angazhohet për të ndjekur një vrasës serik në Vjenë teksa bashkëpunon me policinë lokale si dhe një medium.

E gjithë ngjarja ambientohet në shekullin XIX-të, në kryeqytetin austriak që ishte tmerruar nga një vrasës.

Ky njëkohësisht do të jetë seriali i parë austriak që do të transmetohet në nivel botëror në “Netflix”.

Regjia i është besuar Marvin Kren, i njohur për dramën e “TNT”-së, “4 Blocks” gjersa edhe skenari po ashtu do të shkruhet nga Kren, në bashkëpunim me Stefan Brunner dhe Benjamin Hessler.

Theksojmë se ky është një bashkëprodhim i kinematografisë së Austrisë dhe Gjermanisë, seriali do të ketë 8 episode.

Ndryshe, xhirimet pritet të nisin në vjeshtë, ndërsa transmetimi është parashikuar për në fund të 2019-s.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ekstradohet nga Interpol Tirana atentatori kosovar i Lulzim Berishës

Aktualitet

Ekstradohet nga Interpol Tirana atentatori kosovar i Lulzim Berishës

Ekstradohet nga Interpol Tirana një kosovar  i dënuar me 20 vjet burg  për "Vrasje me paramendim". Siç bën me dije policia e Shtetit, bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i cili është...

65% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime/ reagon deputeti i LSI

Aktualitet

65% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime/ reagon deputeti i LSI

 “65% e shqiptarëve nuk kanë para për pushime. Kjo sipas një studimi financuar nga Komisioni Europian”, Kjo është deklarata e deputetit të LSI Përparim Spahiu i cili në një shënim...

Besi dhe Xhensila i bëjnë pritjen madhështore vogëlushes Ajka në shtëpi

Show-biz

Besi dhe Xhensila i bëjnë pritjen madhështore vogëlushes Ajka në shtëpi

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj javën e shkuar u bënë për herë të parë prindër të vajzës së tyre, të cilën zgjodhën ta pagëzojnë me emrin Ajka. Ata emocionuan me dedikim...