“Dita e Liqenit” në Shkodër , të rinjtë garojnë në sportin e notit

Saturday, 23 June 2018 16:24

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me “Water Sports on the Lake”, organizoi sot aktivitetin “Dita e Liqenit”, ku morën pjesë të rinj e të reja duke garuar në sportin e notit, në distancë në disiplinën e shkurtër, si dhe me kanoe.

Dita e Liqenit të Shkodrës, është një ditë e përbashkët e aprovuar nga të dy ministritë e Mjedisit respektove, asaj të Shqipërisë dhe Malit te Zi.

Aktivitete të larmishme, për “Ditën e Liqenit”, të Shkodrës zhvillohen për çdo vit, dhe fokusohen në aktivitete promovuese social-kulturore, sportive me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj trashëgimie të pasur natyrore të qytetit, si dhe në promovimin e produkteve rajonale dhe bizneseve lokale të Shkodrës.

Me anë të organizimit të këtij aktiviteti, Bashkia synon të ruajë dhe të forcojë këtë traditë me qëllim tërheqjen e vizitorëve dhe ndërgjegjësimin qytetar për vlerat ekoturistike, ekonomike dhe mjedisore të liqenit të Shkodrës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ekstradohet nga Interpol Tirana atentatori kosovar i Lulzim Berishës

Aktualitet

Ekstradohet nga Interpol Tirana atentatori kosovar i Lulzim Berishës

Ekstradohet nga Interpol Tirana një kosovar  i dënuar me 20 vjet burg  për "Vrasje me paramendim". Siç bën me dije policia e Shtetit, bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i cili është...

65% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime/ reagon deputeti i LSI

Aktualitet

65% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime/ reagon deputeti i LSI

 “65% e shqiptarëve nuk kanë para për pushime. Kjo sipas një studimi financuar nga Komisioni Europian”, Kjo është deklarata e deputetit të LSI Përparim Spahiu i cili në një shënim...

Besi dhe Xhensila i bëjnë pritjen madhështore vogëlushes Ajka në shtëpi

Show-biz

Besi dhe Xhensila i bëjnë pritjen madhështore vogëlushes Ajka në shtëpi

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj javën e shkuar u bënë për herë të parë prindër të vajzës së tyre, të cilën zgjodhën ta pagëzojnë me emrin Ajka. Ata emocionuan me dedikim...