“Gardhi” i Zeqirajt shfaqet premierë në “Palm Springs”, të SHBA-së

Premte, 22 June 2018 18:49

Filmi i regjisores Lendita Zeqiraj, “Gardhi” u shfaq mbrëmjen e djeshme të premierës botërore në “Palm Springs International Short Film Festival” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në premierën e shfaqjes të këtij filmi ishin të pranishëm regjisorja Zeqiraj dhe aktorët Arti Lokaj, Rozafë Çelaj e Ilire Vinca.

“Palm Springs International Short Film Festival” është një nga festivalet më të rëndësishme botërore, ku bashkohem emrat më të rëndësishëm të regjisurës.

Regjisorja Zeqiri ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për që solli para publikut rrëfimin e saj rreth realizimit të këtij projekti filmik, ku nuk munguan pyetje të ndryshme rreth filmit e sidomos për kastin e aktorëve të mrekullueshëm.

“Gardhi” është prodhim i shtëpisë filmike “N’art” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Palm Springs International ShortFest & Film Market, mbahet prej 19 – 25 Qershor 2018, në Palm Springs. Ai është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën veriore, me më shumë se 5000 aplikime çdo vit, nga 100 shtete të ndryshme të botës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studimet në SHBA, ambasada tjetër njoftim  të rëndësishëm

Aktualitet

Studimet në SHBA, ambasada tjetër njoftim  të rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë studentët e vitit të parë dhe të dytë që janë të interesuar të studiojnë një semestër në SHBA se kanë nisur aplikimet. "Jeni studentë...

Parashikimi i motit 18 nëntor 2018

Moti

Parashikimi i motit 18 nëntor 2018

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjell mot të paqëndrueshëm ne vendin tonë. Vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin...

Horoskopi ditor, e diel 18 nëntor 2018

Horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 18 nëntor 2018

Dashi Ky është momenti më i mirë për të riparë disa negociata dhe marrëveshje, të cilat mund t’iu sjellin rezultate të mëdha. Ka disa çështje nga të cilat do ju duhet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!