Një udhëtim me “Pufët”, në 60 vjetorin e filmit

E Enjte, 14 June 2018 10:06

Belgjika po e feston ditëlindjen e 60-të të personazheve të filmit "Smurfs", duke u dhënë fansave mundësinë për të përjetuar jetesën në fshatin e tyre dhe për të marrë një udhëtim real nëpër pyjet dhe shpellat mistike. Ilustruesi Pierre Culliford, i cili shkroi nën pseudonimin Peyo, arriti majat e suksesit me krijimin e këtyre personazheve simpatike në vitin 1958, pasi fillimisht i kishte shpikur ato vetëm si personazhe mbështetëse në komikun e tij të heronjve mesjetarë Johan dhe Peewit.

Në "Smurf Experience", ekspozitë kjo e hapur në Bruksel deri në fund të janarit 2019, vizitorët mund të përjetojnë një aventurë në vete duke “shkuar” në fshatin Smurf, me shtëpi me madhësi të kërpudhave, ndërsa duke “luftuar” Gargamelin, kundërshtarin kryesor të komikëve.

Teknologjitë digjitale dhe realiteti virtual përdoren në ekspozitën prej pesë milionë euro për të krijuar një 'zhytje në botën Smurfs', tha menaxheri i marketingut Chloe Beaufays.

Organizatorët shpresojnë të hapin ekspozitën në vendet e tjera evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe Azi gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Aktualitet

Prokurori i Shkodrës del para Vettingut, zbulohet skeda e pasurisë

Vatë Staka është prokurori i dytë i Prokurorisë së Shkodrës që do të përballet me vetingun, pas Besa Nikëhasanit që dështoi të konfirmohej në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkon në 5mln euro shuma brenda makinës ‘Toyota Yaris’, vazhdon numërimi

Janë bllokuar në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh, në një makinë që transportohej për në Shqipëri. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 1.5 milionë...

Senegali sërish në epërsi

Sport

Senegali sërish në epërsi

Senegali ka kaluar sërish në epërsi kundër Japonisë. Për 2-1 realizoi Moussa Wague në minutën e 71-të.