Si u arrestua i ‘forti’ i Elbasanit (VIDEO)

E Enjte, 17 May 2018 10:23

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një person që lëvizte me armë zjarri.

Në lagjen "5 Maji"  në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, Kelmend  Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet  tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë  dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me  një krehër të vendosur në trup me  15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.

36-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë e Shtetit, pasi një vit më parë, ai përplasi makinën e policisë.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa tani atij do t’i shtohet edhe një tjetër vepër penale, ajo e largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

/55News.al

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.