Prokuroria gati dosjen: Kemi prova për të futur në burg Tahirin

E Enjte, 17 May 2018 09:49

Me prova të shumta, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar përsëri burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Prokurori i dosjes, Besim Hajdarmataj, ka apeluar vendimin e dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila vendosi ‘arrest shtëpie’ për Tahirin.

Por pas provave të reja që kanë ardhur nga Greqi dhe Italia, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka apeluar këtë vendim, për të vënë në pranga ish-ministrin e Brendshëm.

Hajdarmataj u shpreh në atë seancë, se Saimir Tahiri ka drekuar disa herë në Greqi me kushëririn e tij, Artan Habaliajn, i cili është në kërkim si pjesë e grupit të struktura kriminal që merrej me trafik droge.

Madje, Tahiri, duke shfrytëzuar postin, ka manipuluar sistemin ‘TIMS’, duke mos regjistruar hyrje-daljet e Artan Habilajt.

Por një provë tjetër që ka Prokuroria është edhe ajo e një peshkarexhe italiane me emrin “Fatima”.

Peshkarexha, e cila kishte lidhje me Moisi Habilajn, ka hyrë në Shqipëri me 6 maj 2015 dhe, sipas Prokurorisë, radarët ishin të fikur atë natë për disa orë.

E megjithatë, radari i Porto Palermos e ka pikasur peshkarexhën në fjalë, por Policia e Dhërmiut dhe Himarës, kanë raportuar se ishte peshkarexhë vendase me emrin “Rozeta”.

Prokuroria ka prova se Peshkarexha “Fatima” është ankoruar në Triport të Vlorës ku ka marrë karburant dhe drogë dhe është nisur drejt Italisë.

Ish-ministri i Brendshëm është nën hetim, pas përgjimeve të shumta që dolën me arrestimin e Moisi Habilajt në Itali.

Në përgjimet e këtij grupi, doli edhe emri i Tahirit, ndërsa Habilaj, ka udhëtuar shumë herë me makinën e ish-ministrit, të cilën, duke qenë se ishte në emrin e tij, nuk ndalohej nga policia.

Tahiri si ministër i Brendshëm, kanabizoi Shqipërinë, ndërsa përdori policinë për të bërë transportin e drogës jashtë vendit. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 09:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

10 sinjalet e fshehta që ju dërgon trupi kur ka nevojë për ndihmë

Shëndeti

10 sinjalet e fshehta që ju dërgon trupi kur ka nevojë për ndihmë

Trupi i njeriut është një makineri perfekte ku ndodhin miliona procese (shpesh të panjohura për ne), por që arrijnë të na japë sinjale nëse diçka nuk po funksionon si duhet. Është...

Korçë, 20 mijë lekë për notë kaluese, arrestohet infermieri

Aktualitet

Korçë, 20 mijë lekë për notë kaluese, arrestohet infermieri

Policia e Korçës ka arrestuar një infermier pasi kundrejt shumave që varionin nga 15 deri në 20 mijë lekë i premtonte studentëve notë kaluese në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë...

Pas deklaratave të Daçiçit, reagon Prishtina zyrtare: Asnjë shtet nuk është tërhequr nga njohjet

Bota Shqiptare

Pas deklaratave të Daçiçit, reagon Prishtina zyrtare: Asnjë shtet nuk është tërhequr nga njohjet

Ministria e Jashtme e Kosovës ka akuzuar Serbinë se është duke prodhuar lajme të rreme për “zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën”. Duke rikujtuar se si edhe në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!