Heqja e stendës “Çamëria”, Idrizi: Arroganca greke bën genocid në mes të Tiranës

E mërkurë, 16 May 2018 22:22

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi se arroganca e Ambasadës Greke është gjallëruar kohët e fundit, duke menduar që edhe në mes të Tiranës mund të bëjë genocid kulturor.

Idrizi e ka cilësuar si të paprecedent heqjen e stendës së librave çam nga ndërhyrje greke, ndërsa i bëri thirrje ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht pasi është folur në emër të tij për të hequr nga Panairi i Librit stendën e Çamërisë.

“Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, -është shprehur Idrizi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Braimllari: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, Rama duhet të merret në hetim

Politikë

Braimllari: Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, Rama duhet të merret në hetim

Në një intervistë për Shijak Tv deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka folur për sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjet e kryeministrit. Çfarë pune ka kryeministri? u shpreh Braimllari Intervista  e plotë: Është...

Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush!

Bota Shqiptare

Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush!

Është vetëm 22 vjeçe dhe Deniza Miftari ka arritur të realizojë ëndrrën e saj e në të njëjtën kohë mendon se ka bërë krenar edhe të atin, i cili është ndarë nga...

Ndotja akustike në Tiranë, çdo vit 200 fëmijë ankohen për dëgjimin

Aktualitet

Ndotja akustike në Tiranë, çdo vit 200 fëmijë ankohen për dëgjimin

70 decibël ditën dhe 57 decibël natën, pra rreth 20 decibël më e lartë se standardet e Bashkimit Europian shkon norma e ndotjes akustike për Tiranën. 200 raste të reja të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!