Trump i vendosur edhe pas kërcënimit të Koresë: Çarmatosje bërthamore Phenianit

E mërkurë, 16 May 2018 21:12

Presidenti Donald Trump thotë se "do të shohim" nëse takimi i tij i planifikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të zhvillohet. Deklarata vjen pasi Pheniani shprehu rezervave të forta për mbajtjen e takimit pas kërkesave të SHBA-së për shpërbërje të programit të saj të armëve bërthamore.

"Nuk kemi ndonjë njoftim. Nuk kemi parë apo dëgjuar asgjë, do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha zoti Trump të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojnë të këmbëngulë për çarmatosjes bërthamore të Phenianit.

Koreja e Veriut kërcënoi me tërheqje nga takimi i planifikuar për muajin e ardhshëm ndërmjet udhëheqësit të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë të transmetuar të mërkurën herët në mënges nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, zëvendësministri i parë i punëve të Jashtme, Kim Kye Gwan, tha se Pheniani do të detyrohet të "rishqyrtojë" nëse do të marrë pjesë në takimin e 12 qershorit në Singapor, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë që regjimi njëanshëm të braktisë armët e tij bërthamore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.