Itali/ Shpërndanin drogë nëpër lokale, në pranga 5 shqiptarë

E mërkurë, 16 May 2018 20:40

Një operacion anti-drogë në Pavia të Italisë është mbyllur me arrestimin e pesë shitësve shqiptarëve.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia italiane në lojërat e fatit, u vu re prania e një grupi të vogël personash që qëndronte pranë njërës prej sallave të lojërave, raportojnë mediat lokale.

Në hetimet mbi sjelljen e grupit, hetuesit zbuluan se disa prej tyre, të gjithë shqiptarë, i ishin përkushtuar shitjes së kokainës.

Sot në orët e para të mëngjesit u arrestuan të pesë shqiptarët, të cilët janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie.

P.S. e E.L. iu shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J., sasi kokaine që iu shitej më pas konsumatorëve të shumtë italianë, në doza 0.5 gramë me çmim 50 Euro. Hetimet kanë nisur më 25 Janar 2017, kur një tjetër shqiptar, E.C., 28 vjeç, u arrestua me rreth 2.5 kile kokainë dhe rreth 4 kg marijuanë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj   

Aktualitet

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj  

I riu Ervid Palaj humbi jetën mesditën e sotme në Vilun, pasi shpëtoi të fejuarën e tij dhe motrën nga mbytja. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga të gjitha anët.  Gjesti...

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Globi

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Në Turqi, më tepër se dy mijë njerëz zhvilluan sot gara noti nga Azia për në Europë, si pjesë e garës së përvitshme Ndërkontinentale të Bosforit. Notarët përshkruan ngushticën që lidh...

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Politikë

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se...