U tha se “u pastrua”, por Pylli i Sodës është mbuluar nga plehrat

E mërkurë, 16 May 2018 20:24

Ndonëse ende nuk ka kaluar një muaj nga aksioni i pastrimit, situata vazhdon të jetë problematike në zonën e Pyllit të Sodës.

Mbetje inerte dhe urbane vazhdojnë të hidhen në çdo cep të këtij pylli.

Prej shumë kohësh, zona e Pyllit të Sodës është një kosh natyror gjigand mbetjesh të njeriut dhe është larg të quajturit “mushkëri” e qytetit të Vlorës.

Aksioni i udhëhequr nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, më 18 prill, siç duket nuk mjafton dhe pastrimi i pyllit, për shkak se mbetjet janë të depozituara prej vitesh, duhet të jetë rrënjësor dhe të ndalohet hedhja e mbetjeve në të ardhmen.

Pra, ajo ishte një zgjidhje sa për tu filmuar në kamera e pastaj askujt nuk i plasi më.

Mbetje inerte apo nga punishtet dhe restorantet e ndryshme që operojnë në Vlorë hidhen pothuaj çdo ditë në pyll.

Ky problem kërkon një zgjidhje, pasi në rrethin e Vlorës, jo vetëm Pylli i Sodës, por edhe zonat rurale të Bashkisë së Vlorës nuk kanë një plan menaxhimi ose një landfill për grumbullimin e tyre.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 21:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Princi George ka një obsesion të ri

Show-biz

Princi George ka një obsesion të ri

Princi George mund të jetë dhe i treti në listën e fronit të Anglisë, por në fund të fundit është një fëmijë vetëm 5 vjeç. Ashtu si bashkëmoshatarët e tij...

Zëri i Amerikës: Çështja 'Shullazi' trazon Krimet e Rënda

Politikë

Zëri i Amerikës: Çështja 'Shullazi' trazon Krimet e Rënda

Procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe tre personave të tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal ka shkaktuar kaos në Prokuorinë për Krimet e Rënda. Shkak është bërë...

Ambasadorja në OKB: SHBA mbështet Kosovën

Bota Shqiptare

Ambasadorja në OKB: SHBA mbështet Kosovën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka rikonfirmuar mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës. Nikki Haley tha se pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar...