Lajm i Fundit/ Taulant Muka hyn Live në fb për t'iu përgjigjur Ramës

Hënë, 10 December 2018 19:00

Ashtu siç kishte paralajmëruar, se do t’i kundërpërgjigjej kryeministrit Edi Rama, ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka thyer sërish heshtjen.

Përmes një dalje live në rrjetin e tij social “Facebook”, ish-zv/ministri i Arsimit nga Zvircra e ka cilësuar Ramën psikopat, për faktin që përdor bulizmin, duke iu kundërgjigjur në këtë mënyrë për fjalën “larvë’.

 Më tej në fjalën e tij, Muka tha se Rama i përket të shkuarës, duke e bërë të mirëqenë, largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

 “Keni bërë shumë gabime, që shprehen në revoltën e rinisë së shpresës. Unë sot nuk do merrem me ju, se ju këtë doni. Unë do merrem me sovranin, rininë. Ju nuk keni ngrohje, juve nuk ju trajtojnë me dinjitet. Ju nuk keni akses në revistat shkencore.

Bulizmi është një tjetër shenjë e psikopatisë. Qeveria ka quajtur me rrallë, barkderra,larva, ngelësa etj.

Bulizmi është një mjet që psikopatët kërkojnë të turpërojnë të tjerët , që të heqin përgjegjësinë e vetes. Unë kam qenë përsëritës në disa provime dhe më pas kam studiuar në universitetet më të mira.

Një tjetër shenjë e psikopatisë, është sharmi, dukja. Sa pedagogë marrin ryshfetë, jo nuk merren me këta, merren vetëm me pamjen. Qeveritë e këtyre viteve nuk ka qenë fare të ndjeshme mer ju. Qeveritë psikopatike nuk dënojnë askënd, por përmendin suksesin në mendjen e tyre, atë që ata fabrikojnë. Kjo është ata që bëjnë vazhdimisht dhe unë e ndjej dhimbjen tuaj. Sot jeni më të zgjuar, keni mbështetës më shumë, keni intelektualët që i keni me ju.

Një tjetër cilësi e psikopatizmit, është abuzimi me partnerin apo varësia me lëndët narkotike. Ata nuk kërkojnë në auditorë që kanë plagjiaturë, njerëz të paditur që nuk kanë aftësi të transmetojnë dituri. Rini kam një mesazh për ju, merrni gomën me vete. Fshini krimin në arsim, sillni dritën e diturisë në auditorë, luftoni për prindërit tuaj që luftojnë për ju gjithçka.

Ishte fat që isha mes jush. Ftoj ish-kryeministrin e Shqipërisë që të vijë së bashku me mua në sheh dhe të shohim se kë do mbështesë rinia. Ju përshëndes të gjithëve nga Zvicra”, u shpreh ai.

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 19:28

1 koment

  • Përgjigju selek

    Ti je nje lamash edhe pse çfaqesh si punonjes shkencor. Ti nuk e ke idene e shtetit por ke vetem ate qe quhet kapardisje qe nuk i hyn ne pune asnjerit.Ti je njeri i padenje per jeten sociale sepse jeta sociale zhvillohet ne nje sens tjeter nga jeta jote prej llapaqeni.Ty nuk te njeh njeri dhe ti kerkon tu çfaqesh me vlera te medha, Kryeministrin e kemi pare ne punet e shtetit dhe eshte shpresedhenes dhe i vendosur ti shkoj deri ne fund projekteve qe ka ndermarre ne interes te popullit dhe vendit, Atdheut tone.

    Hënë, 10 December 2018 20:41 komentuar nga selek

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Aktualitet

Meri paralajmëron: Dashuria dhe paratë, kjo shenjë horoskopi do marrë një lajm të mirë këtë javë

Mërkuri është lidhur pozitivisht me Neptunin, por nga ana tjetër ndodhet në një katërkëndësh pak të vështirë me Jupiterin. Do kemi sukses ne pune dhe ne krijimtari. Do ishte mire te...

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Aktualitet

Ndalimi i prokurorit/ Denoncimi i prindërve të vajzës që u mor peng: I dhamë 1 mln Takut

Skënder Dalipi denoncoi publikisht në korrik të vitit të kaluar prokurorin Spartak Çoçoli. Ai deklaroi se i kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra prokurorit që të ndikonte në favor të...

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Aktualitet

Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019, Shqipëria renditet në vendin e 50-të të vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Me një pasaportë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!