Arrestim i bujshëm ne Shkodër, njëherë e shpëtoi Mark Frroku

Hënë, 03 December 2018 20:40

Arrestim i bujshëm ne Shkodër. Bardhok Pllanaj i konsideruar si Kumbari dhe njeriu që trazoi politikën dhe policinë katër vjet më parë u arrestua nga Policia e këtij qyteti. Pllanaj, i përfolur për narkotrafik, në fakt është arrestuar me vendim të gjykatës rreth orës 17:00 për dyshimet se ka pastruar para, falsifikuar dokumente dhe ndërtim pa leje.

Nuk bëhet fjalë vetëm për një shtesë pa leje, por për 10-katëshin e ndërtuar në Shkodër, i cili është vendosur nën sekuestro pas hetimit njëmujor të policisë.

Biznesmeni Bardhok Pllanaj në mënyrë të çuditshme ishte hequr nga lista e kërkimit pavarësisht se 4 vjet më parë emri i tij u lakua për drogën e kapur në Lagunën e Vilunit. Emri i tij doli nga Krimet e Rënda pas një hetimi që dërgoi në pranga shtatë persona.

Por, pasi policia ndërhyri për ta arrestuar pati dyshime se ajo nuk u lejua pasi Pllanaj udhëtonte me makinën e Mark Frrokut, në atë kohë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë

Shkodër

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor u bë arrestimi i shtetasit:

Bardhok Planaj, 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhëri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit  “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!